Ledion Mulaki, në rol protagonist në filmin “Të gjithë kërkojnë Rexhon”

    Ledion Mulaki, djaloshi 12 vjeçar nga Tetova do të luaj rolin e Nikut, djalit të Rexhos, në filmin e metrazhit të gjatë “Everybody calls Redjo” i cili do të xhirohet së shpejti. Me skenar të Ibër Dearit dhe Artin Selmanit si dhe regji të Ibër Dearit, filmi ka marrë dritën e gjelbër nga Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut, përcjell Nistori.

    Ledion Mulaki, një talent i ri i aktrimit, që në moshë të vogël është marrë me modelim. Talenti i tij ka spikatur në disa filma shqiptarë në Shqipëri dhe një film serial në Kosovë, si dhe është pjesë e disa reklamave.

    Aktori i vogël është shprehur që është shumë i lumtur dhe i entuziazmuar që do të luaj si protagonist përkrah aktorëve të njohur nga Maqdonia e Veriut dhe nga trevat e tjera shqiptare në filmin “Everybody calls Redjo” (Të gjithë thërrasin Rexhon). /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Drejtori i një shkolle në Maqedoni vjedh dokumentat natën dhe bën shkelje të tjera (Video)

    Lajmi i rradhës

    Imazhet e para me ngjyrë të marra nga teleskopi hapësinor “James Webb”

    Lajme tjera

    I varfri

    Michael Hardt, Antonio Negri Në të gjitha periudhat historike, një subjekt shoqëror i përhershëm dhe kudogjendshëm i njëjti…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë