Imazhet e para me ngjyrë të marra nga teleskopi hapësinor “James Webb”

    NASA flet për “fotografitë me rreze infra të kuqe, më të qarta dhe më me perspektivë”, të realizuara ndonjëherë në hapësirë. Në imazhet e para nga teleskopi i nisur gjysmë viti më parë, shihen yje dhe galaksi.

    James Webb Space Telescope - NASA & ESA| Live-Bilder | Cosmic Cliffs in Carina – NIRCam

    Agjencia amerikane e fluturimeve në hapësirë prezantoi në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me Presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe zëvendësen e tij, Kamala Harris imazhet e para me ngjyrë të bëra nga teleskopi hapësinor “James Webb”, imazhe që mezi pritej të shiheshin. Në to shihet “një pjesë e vogël e universit”, tha shefi i NASA-s, Bill Nelson. Ai i shpjegoi presidentit se: “Drita, që shihet në këtë njollë të vogël, është duke udhëtuar që prej 13 miliardë vjetësh”.

    James Webb Space Telescope - NASA & ESA| Live-Bilder | Stephan’s Quintet – NIRCam and MIRI imaging

    Fotografimet janë bërë gjatë një segmenti kohor prej dymbëdhjetë orë e gjysmë. Fotografitë e bëra nga teleskopi do t’i kujtojnë botës se “Amerika mund të bëjë gjëra të mëdha,” tha Biden. Ai foli për një “ditë historike”, Harris foli për një “kapitull të ri interesant në studimin e universit tonë”.

    Të martën (12.07) NASA publikoi fotografi të tjera të bëra nga “James Webb Space Telescope” (JWST). Fotografitë me ngjyra janë zgjedhur nga përfaqësues të agjencive të ndryshme, që marrin pjesë në projekt dhe tregojnë mes të tjerash të ashtuquajturin Carina Nebula, një lloj reje gazi, si dhe planetin “Wasp-96 b”, që ndodhet nën sistemin tonë diellor, pati bërë të ditur NASA më parë. Publikimi i fotografive shënon edhe fillimin zyrtar të punës shkencore me teleskopin më të madh funksionues të hedhur ndonjëherë në hapësirë.

    James-Webb-Weltraumteleskop der NASA | Joe Biden während der Präsentation

    Imazhet e para testuese “James Webb” i pati dërguar në Tokë disa muaj më parë, mes tyre kishte fotografi të një ylli dhe një selfie. Ato ishin për të treguar se kamera dhe 18 segmentet e pasqyrave të teleskopit funksiononin parimisht. 

    “James Webb” u lëshua në hapësirë në 25 dhjetor në bordin e një raketambajtëse Ariane nga stacioni europian hapësinor Kourou, që ndodhet në Guajanën franceze. Në projekt bashkëpunojnë agjencitë e hapësirës të SHBA, Kanadasë dhe Europës. 

    Koha e krijimit 30 vjet

    Teleskopit i janë dashur 30 vjet që të zhvillohet dhe ka kushtuar rreth 10 miliardë dollarë (rreth 8,8 miliardë euro). Ai pason teleskopin “Hubble”,  që ndodhet në mision që prej 30 vjetësh. Ndërkohë që “Hubble” punon në fushën optike dhe ultraviolet, “James Webb” studion fushën afër rrezeve infra të kuqe.

    James Webb Space Telescope - NASA & ESA| Live-Bilder

    “James Webb” do të udhëtojë rreth 1,5 milionë kilometra në hapësirë dhe me ndihmën e një pasqyre 25 metra katrorë do të sjellë ndër të tjera imazhe nga universi i hershëm. Shkencëtarët shpresojnë që me fotografitë e marra nga teleskopi të fitojnë njohuri për kohën pas Shpërthimit fillestar, Bing Bang-ut, momentit të parë të krijimit të materies, kohës dhe hapësirës, 13,8 miliardë vjet më parë.

    Ata shpresojnë të marrin imazhe të yjeve që janë më të vjetër se sistemi ynë diellor, dhe mbase nuk ekzistojnë më dhe mundësisht edhe dëshmi të një Toke të dytë. Jetëgjatësia e “James Webb” është përcaktuar fillimisht për dhjetë vjetë.

    Lajmi Paraprak

    Ledion Mulaki, në rol protagonist në filmin “Të gjithë kërkojnë Rexhon”

    Lajmi i rradhës

    Integrimi i Maqedonisë së Veriut, Borrell: Po mbështesim me përkushtim Ballkanin Perëndimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë