Rruga e Matkës nuk u rregullua as edhe këtë verë!

    Kjo rrugë të çon në Matkë, një ndër vendet më të frekuentuara turistike që ka Shkupi.

    Megjithatë rruga që të shpien atje është e parregulluar dhe plot me gropa.

    Ata të cilët kalojnë çdo ditë nga kjo rrugë ankohen për gjendjen e keqe të udhës dhe kërkojnë që të zgjerohet.

    Rruga e cila të çon për në Matkë ka shumë gropa në të, gjë e cila e vështirëson kalimin e turistëve.

    Më pengojnë. Duhet ta rregullojnë, turistët vijnë këtu. Unë vij punoj këtu dhe është shumë e ngushtë rruga, duhet të zgjerohet. Nuk kushton ajo shumë para.

    Normal që më pengojnë, pikë së pari unë nuk e kuptoj përse në mes të fshatit e kanë bërë këtë rrugën, edhe nëse e kanë bërë përse nuk e rregullojnë siç duhet.

    -Çfarë kërkese kishe bërë deri te komuna?

    -Nuk jam i vetmi që kërkoj, ata e dinë më mirë, më mirë sa më shpejtë t’i bëjnë kushtet.

    Se kur do të rregullohet kjo rrugë TV21 pyeti kryetarin e komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, i cili sqaroi që janë duke përgatitur projekt për këtë rrugë.

    Komuna e Sarajit është duke përgatitur projekt për ndërtimin e rrugës në Matkë të Poshtme ku tanimë janë kryer matjet gjeodezike dhe punohet për fazat tjera të projektit.”- deklaroi Blerim Bexheti, kryetar i komunës së Sarajit.

    Matka njihet për kanionin e saj dhe freskinë verore, ndërsa në perëndim të Shkupit, rreth 15 km nga qendra.

    Lajmi Paraprak

    Shkëndija dhe Ballkani të enjten do të përballen kundër rivalëve të tyre në UEFA Ligën e Konferencës

    Lajmi i rradhës

    Osmani: Inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë në përafrimin e marrëdhënieve fqinjësore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë