Zaharieva: Shkupi kërkon fajtor të jashtëm

    Ministria e Jashtme nuk zbulon detaje nga aktiviteti i paralajmëruar diplomatik me Sofjen. Ndonëse ministri i Jashtëm paralajmëroi përpjekje për gjetjen e zgjidhjes që do të zhbllokonte fillimin e negociatave më BE-në, sot ky dikaster nuk përgjigjet në pyetjet e TV Alsat nëse do të ketë takime, në çfarë niveli, ku dhe kur?. Nuk tregon asgjë as rreth feedbackut të Sofjes ndaj kësaj oferte të Shkupit. Ndërkohë krerët e shtetit vazhdojnë të lobojnë për mbështetjen e shteteve të tjera anëtare të BE-së, mbështetje të cilën edhe ashtu e kemi. Presidenti Pendarovski gjatë takimeve në kuadër të Procesit Bërdo Brioni në Slloveni, me homologun slloven dhe atë kroat, tha se vendi meriton të nis negociatat për anëtarësim në BE.

    Maqedonia e Veriut është gati për konferencën e parë ndërqeveritare. Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në përmbushjen e qëllimit të politikës së jashtme, respektivisht anëtarësimin e plotë në BE, që do të mundësojë shpejtim të reformave në vend – tha Stevo Pendarovski, President.

    Ish kryediplomatja bullgare, Zaharieva e cila i dha instruksione pasardhësit të saj teknik se si të veprojë lidhur me kontestin dypalësh për mediat bullgare përsëriti se problem me vetë-identifikimin nuk ka Bullgaria por Maqedonia e Veriut, së cilës i pengojnë qytetarët që ndjehen bullgarë. Zaharieva tha se Sofja nuk mund t’i jep dritë jeshile kornizës negociuese për Shkupin, derisa Shkupi t’i jep fund urrejtjes ndaj Bullgarisë, duke ironizuar “Shkupi duhet ta kuptojë se BE nuk është Bashkim Sovjetik”. Ajo madje kritikoi reformat e vendit.

    Para 4 vitesh fajtore ishte Greqia, akuzohej Greqia se po i pengonte reformat dhe fillimin e negociatave me BE-në. 2 vjet më vonë, fajtore për progresin e ngadalshëm, për mungesën e reformave të vërteta, për mungesën e orientimit të qartë gjeo-politik ishin dy shtete tjera, Franca dhe Holanda. Për momentin fajtore është Bullgaria. Duhet të shikojmë ku vërtetë është problemi! Sepse ne duam t’iu ndihmojmë, jemi mik i vërtetë dhe duhet të jemi të qartë e të mos kërkojmë fajtorë të jashtëm – u shpreh Ekaterina Zaharieva, ish Ministre e Jashtme e Bullgarisë.

    Ministri teknik bullgar, Svetllan Stoev ka thënë se negociata do të ketë, por se Qeveria teknike nuk është e autorizuar të ndryshojë pozicionin ndaj Shkupit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kurti: S’kemi liberalizim vizash për shkak të imazhit jo të mirë

    Lajmi i rradhës

    Kush është xhemati “Ahmedia” në Kosovë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë