FNT Skupifestival mbylli edicionin e 16, i cili filloi nga datë 9 shtator dhe u mbyll mbrëmë (14 shator 2022). Jurinë e edicionit të 16-të të FNT Skupi Festival e përbënin Milena Selimi – Shqipëri, Senem Cehver – Turqi dhe Tea Begovska nga Maqedonia e Veriut, përcjell Nistori.
Juria vendosi të ndajë këto vlerësime dhe çmime:
Luran Ahmeti – Për mjeshtri aktoriale kolektive ansamblit nga teatri rajonal Novi Pazarit në kooproduksion me Puls Teatër Beograd, Serbi.
Për kreativitetin aktorial në krijim e disa personasheve mbenda shfaqjes për aktorin Vasil Duevn nga Laboratori teatror Sfumato Sofje Bullgari.
Shfaqja më e mirë e Festivalit – ”Andorra” nga autori Maks Frish dhe regji të Kushtrim Bekteshit nga Teatri “Bekim Fehmiu” – Prizren, Kosovë.
Edicioni i 16 i Skupi Fetival solli këto shfaqje ”Martesa” nga teatri Aleksandër Moisiu të Durrësit, nga teatri Kabina nga Zagrebi Teslla- Përshtatja e Engjullit, Teatri regjional Novi Pazar dhe Teatri Puls- Beograd me shfaqjen Orteku, Laboratorin teatror “ Sfumato nga Sofja me shfaqjen “Personazhët e Vetmuar “, Teatri “Magnolia” nga Torino e Italisë me shfaqjen “Përrallë “, Teatrin “Bekim Fehmiu” – Prizren me shfaqjen “Andorra”. /Nistori/