Trishtim

    Herman Hesse.

    Ç’më ngrohte gjer dje plot shije,
    Sot vdekja e mban në gji.
    Lule pas lulesh bien
    Nga pemë e trishtimit tani.

    I ndiej si bien, bien
    Si borë që rrugën mbulon,
    Dhe hapat më nuk ndihen,
    Një heshtje e gjatë afron.

    Në qiell s’ka yje as hënë.
    Në zemër s’ka dashuri.
    Gjer tutje një heshtje ka rënë
    Dhe bota u mplak e u mpi.

    Kush mbron dot zemrën një fije
    Nga koha plot ligësi?
    Lule pas lulesh bien
    Nga pemë e trishtimit tani.

    Lajmi Paraprak

    Problemet shëndetësore që shkakton mungesa e vitaminës B12

    Lajmi i rradhës

    Arsyet pse duhet braktisur standardi i vitit 1972

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë