Faqja e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në vendin tonë këtë pasdite është sulmuar nga hakerët grekë.
Kjo faqe momentalisht është jashtë funksionit dhe nuk ofron asnjë shërbim, përpos fotografisë së hakerëve grekë.
Ndërsa nga institucioni në fjalë ende nuk ka asnjë reagim lidhur me sulmin në fjalë.
Ndryshe, kryetari i Kuvendit të RMV-së Talat Xhaferi, ka urdhëruar që të sigurohet nëse hakerët synojnë sistemin parlamentar të IT-së
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në seancën e sotme të Kuvendit ka njoftuar se nesër dhe të hënën do të bëhet kontroll teknik i infrastrukturës së IT-së së Kuvendit, duke pasur parasysh trendin e sulmeve të mundshme kibernetike.
Ai tha se ekspertët parandalues do të kontrollojnë sistemin e IT-së./Nistori/