NË HALL ME TË PAKËNAQURIT! Lufta brendapartiake te të “mëdhenjtë”

    Koalicioni qeveritar është i qëndrueshëm dhe nuk ka rrezik për humbje të shumicës në Parlament. Kështu tha dje kryeministri Dimitar Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse është e qëndrueshme Qeveria dhe nëse ka rrezik nga humbja e shumicës në Kuvend prejse disa deputetë të BDI-së paralajmëruan tërheqjen e tyre. Për Kovaçevskin, shumica parlamentare është stabile dhe se Qeveria është tërësisht e fokusuar në menaxhimin e krizës ekonomike dhe energjetike, si dhe në procesin e skriningut si pjesë e negociatave me Bashkimin Evropian  ende është në vijim.

    Megjithatë, ndasi në partitë politike ka gjithandej, jo vetëm në BDI. Këto ditë temë aktuale politike janë fraksionet që u paraqitën në VMRO-DPMNE, LSDM dhe BDI. Fraksioni për demokratizim dhe riorganizim, gjegjësisht revitalizimin e VMRO-DPMNE-së është formuar nga anëtarët e partisë opozitare, të cilën në një konferencë për media e ka bërë të ditur Oliver Andonov, i cili në vitin 2016 vetëm një ditë ishte ministër i Punëve të Brendshme i emëruar nga VMRO-DPMNE. Ai i bëri thirrje liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski të japë dorëheqje nga pozita e tij dhe, siç tha Andonov, t’i hapë rrugën ndryshimeve të pashmangshme demokratike në parti. “Synimet kryesore politike që dua t’i theksoj në këtë konferencë për media, përveç dorëheqjes së Mickoskit dhe synimit për organizimin e zgjedhjeve të reja për kryetar të ri të partisë, sepse mendoj se Mickoski është harxhuar totalisht, do të jetë edhe thirrje deri te anëtarët që të bashkohen”, tha Andonov.

    DIMITRIEVSKI PARALAJMËRON POLITIKA TË REJA

    Në ndërkohë, kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili hapur është shprehur për synimin e tij të ardhshëm, i cili është në kundërshtim me interesat e partisë në pushtet, anëtar i së cilës ka qenë më parë.  Ai bëri të ditur se pas nismës “Për Kumanovën tonë” do të formohen iniciativa edhe në qytete të tjera, të cilat më pas së bashku do të formojnë një shoqatë qytetare që do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    BASHKËPARTIAKËT I SHKRUAJTËN AHMETIT

    Njëzet anëtarë të shquar të BDI-së akuzuan zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi për arrogancë, duke kërkuar nga lideri të ndalojë “luftën” brendapartiake. Ahmeti në thirrjet e bëra nga “Grupi i Zjarrit” sqaroi se partia ka krijuar struktura të qëndrueshme që mund të funksionon edhe pa ata. Turbullirat brendapartiake Ahmeti i vlerësoi si vlera të demokracisë për të cilat ai vetë këmbëngul prej 20 vitesh. “Thash që BDI ka vendosur struktura stabile që mund të funksionojnë pa Ali Ahmetin, pa Blerim Bexhetin, pa Musa Xhaferin, pa Izet Mexhitin, ky është një investim kombëtar dhe ky investim kombëtar ka themele të forta dhe mbështetje të fortë”, tha Ahmeti. Lidhur me kërkesën e nënshkruesve të letrës që Ahmeti të rikthejë unitetin në parti, lideri i integruesve thotë se kjo nuk është diçka e re. Ai i vlerësoi trazirat brendapartiake si vlera të demokracisë për të cilat ai vetë këmbëngul prej 20 vitesh. “Në këto 20 vite që e udhëheq partinë, gjithmonë ka pasur pakënaqësi, debate dhe gjithmonë kam qenë i hapur për propozime dhe mendime dhe askush nuk ka shkuar në gijotinë për mendim tjetër”, tha Ahmeti. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Lumenjtë në Maqedoni të mbrohen me ligj

    Lajmi i rradhës

    Shënon rritje edhe tregu i patundshmërive

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë