Qeveria e RMV-së në seancën e sotme që u mbajt pasdite mori Vendim për shfuqizimin e vendimit për kufizimin e eksportit të mallrave të caktuara që kishte të bëjë me grurin, miellin nga gruri dhe farat e lulediellit (të thyer ose të grimcuar).
Vendimi është marrë me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, përcjell Nistori.
“Vendimi për kufizimin e eksportit ka të bëjë me grurin, miellin nga gruri dhe farat e lulediellit (të thyer ose të grimcuar). Në propozimin e Ministrisë së Ekonomisë për shfuqizimin e tij, të sjellë, siç është dhënë, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, përmbushet edhe obligimi i Marrëveshjes për mekanizma të sigurisë për ushqim në Ballkanin Perëndimor, e nënshkruar më 2 shtator 2022, në Samitin e Ballkanit të Hapur, të mbajtur nga 1-4 shtator 2022 në Beograd, me qëllim që të mos ketë ndalesë për tregtim me produktet bazë bujqësoro-ushqimore”, informoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.
Vendimi për kufizimin e eksportit të grurit dhe miellit u soll në korrik të këtij viti me qëllim që të mbrohet prodhimtaria vendore dhe të ruhet furnizimi në tregun vendor që të shmanget rritja e çmimeve.