Sërish alarm për bombë në një shkollë në Shkup, Spasovski thotë se janë skenar i sajuar

    “Kërcënimet me bombë janë skenar i sajuar nga dikush, kemi indicie për autorët, ky është një akt monstruoz që meriton dënimet më të rrepta”.

    Këtë tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, në lidhje me kërcënimet për bomba në shkolla, të cilat ditëve të fundit janë bërë mjaft të shpeshta. Ai deklaroi se po hetojnë cilat janë arsyet e këtyre alarmeve.

    “Ky është një skenar i caktuar, hetimi duhet të tregojë se cilat janë arsyet. Po hetojnë se cilat janë indiciet, a janë sulme hibride, arsye politike apo afariste, i kemi emailet dhe të dhënat nga janë dërguar dhe do të bëhen shpejtë këtë procedura”, tha Spasovski.

    Sot nxënësve të gjimnazit të Shkupit “Rade Jovçevski-Korçagin” u është thënë të largohen nga objekti.

    Ky është raportimi i dytë për një bombë gjatë ditës, pasi gati një orë e gjysmë më parë u raportua për një denoncim në shkollën “Nikolla Karev”./Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Dibër, mollët kalben në pemë | Fermerët: Punuam kot, nuk po shiten

    Lajmi i rradhës

    Mungesa e ekspertëve, arsye për ngecjen e procesit gjyqësor për rastin “Llaskarca”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë