Keqpërdorimi i bektashinjve

    Justinian Topulli

    Para disa ditësh, kur opinioni publik ndërkombëtar dhe në veçanti besimtarët muslimanë po përjetonin me dhimbje dhe me reagime dënuese, sulmet izraelite ndaj xhamisë Aksa dhe popullsisë palestineze në pjesën e pushtuar të bregut perëndimor të lumit Jordan, apo ndryshe pjesës lindore të Jerusalemit, kreu i Kryegjyshatës bektashiane në bashkëpunim me ambasadorin e Izraelit organizuan një iftar, në të cilin morën pjesë të ftuar të ndryshëm.Edhe pse ky lajm u pasqyrua nga disa media vendore, ai kaloi pothuajse krejt i pa vënë re nga besimtarët muslimanë, por ndërkohë, vëmendja u përqendrua tek vizita që kreu i opozitës bëri në Kryegjyshatë, me rastin e Fitër Bajramit!

    Shteti sionist i Izraelit ka një makinë të fuqishme propagandistike dezinformuese, ku nuk lë rast pa përdorur, për të përligjur përmes propagandës së shumëfishtë ilegjitimitetin e tyre dhe për të penalizuar palestinezët si terroristë e kriminelë dhe veten e tij si paqësor dhe dashamirës, ndërkohë që e gjithë bota e di se ata janë grabitësit, ndërsa palestinezët viktimat. Në këtë kohë, pikërisht në ditët e fundit të Ramazanit, në kulmin e krimeve që bëheshin ndaj popullsisë palestineze, shteti izraelit duket që ka keqpërdorur në mënyrën më të turpshme të mundshme naivitetin dhe papërgjegjshmërinë e kreut të bektashinjve, i cili pranon të organizojë një iftar të përbashkët me këtë seli diplomatike, që përfaqëson pikërisht atë shtet, i cili po shkel mbi vëllezërit e tij muslimanë dhe po përdhoste në muajin më të shenjtë të Islamit, një nga vendet më të shenjta të tij!

    Është e pamoralshme dhe tepër e turpshme, që një njeri që i thotë vetes besimtar musliman, siç janë dhe bektashinjtë, të pranojnë të financohen dhe të bëhen bashkëftues të një iftari të përbashkët me përfaqësuesit e një shteti, që në mënyrë permanente nuk respekton rezolutat e Këshillit të Sigurimit, dëbon dhe vret popullsinë palestineze, përdhos shenjtëritë e Islamit dhe në fund, me duart e tij të gjakosura me gjak fëmijësh, përdor bektashinjtë si furçë makijazhi në sytë e botës! Është e pahijshme për kreun e bektashinjve që t’ia lejojë vetes të keqpërdoret në këtë mënyrë.

    Bektashinjtë i thonë vetes muslimanë, sigurisht që ata kanë probleme, madje të rënda, në doktrinën e tyre, duke nisur që nga koncepti panteist që kanë për Zotin, shenjtërimi që i bëjnë kushëririt të Profetit dhe Kalifit të katërt të Islamit, Ali ibn Ebi Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), e deri tek disa praktika fetare që ata ndjekin. Nuk dua të ndalem këtu në doktrinën dhe praktikat e tyre, dhe çfarë gjykimi ka për to në Islam, por te mënyra se si duhet ne si muslimanë të sillemi me ta.

    Me bektashinjtë shqiptarë ne na lidh fakti se i përkasim një populli dhe një kombi, janë vëllezërit tanë shqiptarë dhe Profeti ynë shfrytëzoi pikërisht afërsinë familjare dhe të gjakut që ai kishte me fisin e tij, për t’i ftuar ata në Islam. Edhe pse ishin idhujtarë, ata e pranonin se ishin pasardhës të Ibrahimit dhe ndiqnin fenë e tij, dhe ky ishte një tjetër element që Profeti e përdori për t’iu treguar atyre, se ku kishin gabuar dhe devijuar nga feja e Ibrahimit. Ata refuzuan të pranonin se biri i tyre ishte i dërguari i Allahut dhe për rrjedhojë, refuzuan edhe mesazhin që ai solli nga Zoti.

    Bektashinjtë në parim e pranojnë se janë muslimanë, se profeti i tyre është Muhamedi (alejhi salatu ue selam) dhe se Kurani është fjala e Allahut, kështu që sado të devijuar të jenë, nuk janë kurrë aq sa kurejshët, fisi i Profetit të Zotit, që i refuzonin këto themele të besimit. Këto janë ura, të cilat duhen përdorur për t’i udhëzuar ata njerëz, apo edhe për t’i këshilluar me urtësi dhe argumente, me durim dhe dashamirësi, ashtu siç Profeti i Allahut u soll me popullin apo fisin e tij. Bektashinjtë janë njerëz si gjithë të tjerët, ata e duan Allahun dhe Islamin, por shumica e tyre janë të paditur dhe nuk e njohin Islamin, edhe ata që kanë një farë njohurie, e kanë atë të gabuar, dhe kjo padituri e tyre nuk shërohet me të shara, ofendime dhe mallkime, por me durim dhe këmbëngulje, si ajo e Profetit tonë me popullin e tij.

    Duhet të dimë se bektashinjtë, pikërisht për shkak të problemeve fetare dhe padijes fetare që kanë, janë një llogore lehtësisht e cenueshme nga të huajt, duke nisur që nga iranianët shiitë, e tani së fundi nga shteti sionist. Nëse është e pamundur që ata të ndreqen e të udhëzohen, gjë që nuk e besoj, së paku të mos shtyhen pa dashje në prehrin e mullixhiut, që kërkon t’i keqpërdorë për inat të vjehrrës.

    Lajmi Paraprak

    Osmani: Derisa Kosova po kryen stërvitje me ushtrinë amerikane, Serbia po e destabilizon rajonin së bashku me Kremlinin

    Lajmi i rradhës

    Si ta lësh sheqerin për 31 ditë, për detoksikim dhe dobi në peshë e lëkurë

    Lajme tjera

    Letër nga Gaza

    Ghassan Kanafani I dashur Mustafa!Sapo morra letrën tënde, ku shkruan se ke rregulluar gjithçka në mënyrë që të…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë