Kazerma në Tetovë të shndërrohet në park, jo biznes – interesa për ndërtime

    Lista “Më Mirë Për Tetovën” e mbështet nismën që kazerma e qytetit të kthehet në park, vetëm nëse nuk keqpërdoret për biznes dhe ndërtime. MMPT pyet kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami përse Qendra Sportive është lënë pas dore, në vend që shndërrohet në hapësirë të dobishme për qytetarët, shkruan Nistori.

    Lista ka drejtuar edhe një sërë pyetjesh për premtime para zgjedhore për Qendrën Sportive dhe nëse është tërhequr nga ideja e ndërtesave në Kazermë apo jo.

    “E pyesim Kryetarin e Komunës përse qëllimisht lihet pas dore dhe nuk pastrohet nga ferrat Qendra Sportive që mund të shëndrrohet në hapësirë të dobishme publike për qytetarët? Në vend të kësaj ai jep propozime që edhe vet nuk e di kur mund ta kenë përfundimin. Pse u manipilua opinioni me mjetet e punës që para zgjedhjeve qëndronin në Qendrën Sportive për të krijuar përshtypjen se kinse po punohet diçka, dhe pastaj kjo u la pas dore pa ndonjë zgjidhje? E rikujtojmë Kryetarin e Komunës që idenë për shëndërrimin e Kazermës në park e ka parashtruar sektori civil qysh në vitin 2016. Në vitin 2017 kjo ishte kërkesë e parashtruar në formë të memorandumit ndaj gjithë kandidatëtëve të atëhershëm për kryetar komune. Çuditërisht kryetari i tanishëm nuk e nënshkroi këtë memorandum, duke ofruar një plan tjetër që parashihte ndërtimin e ndërtesave tek kazerma. Ai fillimisht duhet të tregojë nëse është tërhequr nga ideja e ndërtesave në Kazermë, apo jo? Në anën tjetër reagimin e Nismës “Tetova do park” se kazerma duhet të mbetet aty ku është për shkaqe sigurie, e vlerësojmë si jo të menduar mirë. Sipas standardeve të NATO-s, pjesë e së cilës është edhe Maqedonia e Veriut, kazermat nuk duhet të jenë brenda qyteteve.”

    Gjithashtu edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në një konferencë për media i bëri thirrje nismës “Tetova kërkon park”, për të ndihmuar komunën që tetovarëve t’u jepet mundësia që të kenë park të bukur modern.

    Ndryshe, “Tetova do park” konsideron se plotësimi i nevojës për park të qytetit në Tetovë është me interes publik, ashtu siç edhe siguria, e cila kushtëzohet me ekzistimin e kazermës “Kuzman Josifoski-Pitu” në Tetovë. Por, një gjë të këtillë e ka kundërshtuar Lëvizja Besa – Dega Tetovë, duke pyetur se si është e mundur që nisma “Tetova do park”, cila tashmë në vend të parkut kërkon kazermë ushtarake.

    Ndryshe, në vitin 2017 “Eco Guerilla” doli kundër idesë së Bilall Kasamit për ndërtimin e Kazermës pasi Kasami dhe Eco Guerilla kishin nënshkruar një marrëveshje që Kazerma e Tetovës të bëhet park e jo kompleks siç e kishte paraprë në 3D kandidati i Besës, asokohe Bilall Kasami. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski flet për skandalin në M-NAV: Bordi ka vepruar mirë në lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve

    Lajmi i rradhës

    A duhet ngrënë mish pule çdo ditë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë