Sot është mbajtur mbledhja e Senatit të Universitetit të Tetovës në të cilën Vullnet Ameti është zgjedhur kryetar i Senatit të Universitetit të Tetovës, ndërkaq Kushtrim Ahmetit ushtrues i detyrës rektor i Universitetit të Tetovës.
“Në mbledhjen e Senatit, po ashtu u diskutuan edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me ecurinë e përgjithshme të veprimtarisë arsimore – shkencore të Universitetit gjatë këtij viti akademik”, thuhet në kumtesën e UT-së.
Një vit më herët, Universiteti Tetovës njoftoi se për u.d. rektor ka zgjedhur Reshat Qahilin, ndërkaq për kryetar të Senatit, Kushtrim Ahmetin.
Vullnet Ahmeti ishte rektor i UT-së 2 mandate.