ASh: Super-ekspertiza në rastin “Llaskarca”, mbron fajtorët e tragjedisë

    Aleanca për Shqiptarët, sot ka reaguar ashpër për anulimin e seancës gjyqësore për rastin “Llaskarcë”. Sipas deputetit Adnan Neziri, nuk mban arsyetimi për moskryerjen e super ekspertizës. Neziri me këtë rast tha se kjo super-ekspertizë është shpikur me të vetmin qëllim për t’i mbrojtur fajtorët e tragjedisë.

    “Sot edhe një herë u lënduan familjarët e viktimave në tragjedinë e Llaskarcës, përmes anulimit të seancës me arsyetimin më banal, se nuk është kryer superekspertiza. Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kjo superekspertizë është shpikur pikërisht për këtë qëllim, për të shtyrë seancat dhe për të mbrojtur fajtorët e tragjedisë dhe gjitha parregullsive që lidhen me këtë rast. Përveç kësaj, dje u mbushën 1 vit edhe nga tragjedia me autobusin e “Besa Trans” në Bullgari. As ky e as rasti i Llaskarcës nuk po marrin epilog dhe gjithë kjo falë gjyqësorit të kontrolluar jo vetëm nga politika, por edhe nga grupet e interesit.”, tha Neziri.

    Aleanca për Shqiptarët apelon tek organet e drejtësisë që t’i japin fund talljes me viktimat dhe familjarët e tyre. Këto raste skandaloze e bëjnë të domosdoshëm vetingun dhe reformën rrënjësore në gjyqësor, prokurori dhe organet e tjera të sistemit shtetëror.

    Ndryshe, babai i njërit prej viktimave, Bllagojçe Tërpevski pas anulimit të seancës tha se zvarritja po bëhet me qëllim për të mbrojtur fajtorët. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    E vërteta për shtetësinë e Onishçenkos | “Me testim poligrafik do të zbuloheshte nëse bëhet fjalë për gabim të qëllimshëm”

    Lajmi i rradhës

    Vullnet Ahmeti kryetar i Senatit, ndërsa Kushtrim Ahmeti u zgjodh u.d. rektor i UT-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë