Oda e zejtarisë e kundërshton ashpër synimin e Qeverisë për mos lehtësimet tatimore

    Bizneset e vogla janë kundër planit të qeverisë për të paguar një për qind të xhiros vjetore ose 10 për qind të fitimit vjetor. Nga Oda e Artizanatit, një shoqatë biznesi që është më e prekur nga këto ndryshime të propozuara në Ligjin për tatimin mbi fitimin, thonë se vendosja e taksës së re i hap hapësirë ekonomisë gri. Artizanët ftojnë autoritetet të vizitojnë punishtet e tyre, dyqanet, pikat e shitjes për të parë se si mbijetojnë.

    “Ndërsa ne po luftojmë për ekzistencë dhe me konkurrencë informale, ju vendosët që të mos keni më lehtësime tatimore? Cila është arsyeja, cili është qëllimi? A është më mirë të luftojmë së bashku ekonominë gri, të cilën nuk mund ta luftojmë apo ta zvogëlojmë, apo është mënyra më e lehtë që edhe  veprimtaritë formale t’i drejtoni drejt ekonomisë gri”, thonë nga Oda e Zejtarisë.

    Nga Lidhja e Odave Ekonomike paralajmërojnë se nëse miratohen ndryshimet në Ligjin për tatimin e fitimit, me të cilat parashikohet shfuqizimi i lirimit të kompanive nga pagesa e taksës vjetore, në rast se nuk kanë bërë tre milionë denarë, dhe me këtë rrezikohen rreth 50 mijë kompani të vogla dhe mikro.

    “Vërejtja e dytë kyçe e të njëjtit projektligj është dispozita që parashikon detyrimin për të paguar pesëfishin e shumës së tatimit në rastet kur tatimpaguesi nuk e dëshmon me dokument se ka përdorur lirimin nga tatimi për investime në mjete materiale dhe jo-materiale për zgjerimin e aktivitetit”, thonë nga Lidhja e odave ekonomike.

    Zëvendës-kryeministri i ekonomisë, Fatmir Bytyqi, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat u shpreh se shpenzimi për kompanitë në këtë bazë do të jetë i vogël.

    “Për gjashtë milionë denarë qarkullim, nëse zgjedh ta paguaj një për qind tatim fitimi, është 60 mijë denarë në vit, pesë mijë denarë për 12 muaj. Ky është efekti fiskal dhe kështu do t’i godasë realisht kompanitë e vogla”, deklaroi Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër.

    Bizneset e vogla janë liruar nga kjo taksë nëse nuk fitojnë më shumë se tre milionë denarë në një vit. Biznesmenët thonë se është problem edhe që këto ndryshime ligjore nuk janë publikuar fare në Regjistrin Nacional Elektronik të Rregulloreve, janë të indinjuar edhe që këto rregulla të reja sillen me një procedurë të shpejtë pa lënë vend për rregullime apo planifikim paraprak për kompanitë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE: Kjo mënyrë e punës e Qeverisë në ekonomi krijon klimë pasigurie

    Lajmi i rradhës

    Një numër i madh zejtarësh detyrohen t’i mbyllnin dyqanet për shkak të krizës ekonomike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë