VMRO-DPMNE: Kjo mënyrë e punës e Qeverisë në ekonomi krijon klimë pasigurie

    VMRO DPMNE-ja akuzon Qeverinë se me zgjidhjet e propozuara ligjore për reformën tatimore konstatohet se nuk bëhet fjalë për reformë, por për ngarkesa të reja tatimore. Nga partia e Mickoskit thonë se zgjidhjet ligjore nuk janë publikuar në ENER asnjë ditë dhe vetëm një muaj para vitit të ri kalendarik janë dorëzuar në procedurë parlamentare. Kjo mënyrë e punës e Qeverisë në ekonomi krijon klimë pasigurie.

    “Duke ditur që kompanitë e vogla janë pjesë e pandashme e ekonomisë, pasojat do të reflektohen edhe tek taksapaguesit e mesëm dhe të mëdhenj. Në një mjedis të tillë, Qeveria i shtyn mikro-tatimpaguesit në buzë të humnerës së zonës gri, të cilat në vend që ta zvogëlojnë atë, duke hequr lirimin nga tatimi në të ardhura deri në 3.000.000 denarë, stimulojnë ekonominë joformale.Për çfarë tatimi të drejtë bëhet fjalë, kur si pasojë e këtij ligji të propozuar nxitet ekonomia gri, mbyllja e kompanive, largimet nga puna, shtimi i emigrimit, rastet e reja sociale. Në të kundërt, ekonomia joformale mbetet në zonë komforti”, tha Ilieska, VMRO DPMNE.

    Lajmi Paraprak

    Mërgimtarët të revoltuar me pritjet e gjata, një plak vendosi ta kalojë kufirin në këmbë

    Lajmi i rradhës

    Oda e zejtarisë e kundërshton ashpër synimin e Qeverisë për mos lehtësimet tatimore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë