Thaçi vlerëson Kasamin si dështak | Kasami: Ai është faktor minor politik (Video)

    Kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi e ka cilësuar si dështim punën 1-vjeçare të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Ai në një prononcim për Nistori.com dha disa argumente të mos funksionimit të pushtetit lokal, duke deklaruar se Tetova është në një situatë të mjerueshme, shkruan Nistori.

    “Është një i pasuksesshëm i skajshëm me komunën. Tentim për grabitje në forma të ndryshme, me tendera dhe tentim për manipulim të njerëzve me punësim. Vlerësoj se është një dështim i plotë. Unë mendoj se, edhe ai, edhe të tjerët që e mbajnë pushtetin, mendojnë se kanë kohë edhe tre vite. Këto poste drejtuese kur jeni në nivel të shtetit, ka edhe një mekanizëm tjetër – duhet të jepni dorëheqje. Në anën tjetër, nuk e di sa ai vetë dhe pushteti ekzekutiv në Komunën e Tetovës, ka të drejtë, ndoshta apo me bllokadat e ndryshme që i bën pushteti qendror.” – deklaroi Thaçi.

    Thaçi shtoi se, Kasami dhe njerëzit e tij që janë në komunë, duhet të mendojnë seriozisht për dorëheqje, nëse e shohin edhe vetë nëse nuk kanë sukses.

    Ndërkaq, kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami e ka komentuar shkurt deklaratën e Thaçit, duke e quajtur të parin e PDSh-së “minor politik”.

    “Mendoj se është faktor minor politik, i parëndësishëm dhe nuk ia vlen komenti i deklaratave të tij.” – deklaroi Kasami.

    Ndryshe, Thaçi në takimin fundvitit me bashkëpartiakët dhe gazetarët, ka folur rreth krizës ekonomike dhe inflacioni i shkaktuar nga lufta ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Sipas tij, për RMV-në shpëtimi do të jetë mbështetja nga BE-ja dhe ShBA-të. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    U miratua buxheti i Komunës së Tetovës | Opozita: Buxhet për militantët e Besës dhe VMRO-së

    Lajmi i rradhës

    Si të përballesh me simptomat fizike të ankthit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë