U miratua buxheti i Komunës së Tetovës | Opozita: Buxhet për militantët e Besës dhe VMRO-së

    Me 16 vota Për, 14 të Përmbajtur dhe asnjë Kundër, sot u miratua buxheti për vitin 2023 seancën e 7-të të radhës të Këshillit Komunal të Komunës së Tetovës. Vlera e buxhetit të komunës kap shifrën prej 29 milionë euro. Buxheti i ardhshëm i komunës do të përqëndrohet në investimet infrastrukturore të qytetit, shkruan Nistori.

    Në lidhje me kërkesat e këshilltarëve për qytetin, Kasami deklaroi se janë kuadër të programeve dhe duhet të realizohen gjatë realizimit të buxhetit. Për disa kërkesa të këshilltarëve të opozitës siç është mbrojtja e shtratit të lumit Shkumbin, duhet të bëhet përpilohet projekti, Kasami tha se do t’i marrë parasysh dhe do të sheh mundësinë e fondeve, do të realizohet nëpërmjet rebalancit apo fondeve të jashtme.

    Krye këshilltari komunal i Tetovës, Besar Durmishi tha se në tre vitet e ardhshme me një program zhvillimor do të investohet në infrastrukturën e qytetit.

    “Si rrugë të rëndësishme që kemi vendosur janë bulevardi “Bllagoja Toska” nga Kazerma me gjatësi 450 metra, ku do të bëhen intervenime të rëndësishme, trotuare me një vlerë prej 19 milionë denar. Do të bëhet për tre vite dhe është paraparë në buxhet dhe do të fillojë në 2023. Bulevardi V.S Bato prej te Fushtansa në gjatësi prej 650 metër. Në të gjithë fazat nën tokësore do të vendoset ndriçim publik që kushton 67 milionë denarë, projekt zhvillimor. Qarkorja prej në Lisec deri te Kodra e Diellit, pjesë ndërtimore me gjatësi prej 740 metra, pjesë ndërtimore ku do të parashihen vlera 30 milionë e 600 mijë denarë, ku do të fillojë procedura edhe hapja e asaj rruge”.

    Durmishi përmendi edhe rrugën nga biblioteka e qytetit deri në fshatin Sellcë, rrugën Boris Kidriç për të cilat është ndarë buxhet.

    Liridon Disha e cilësoi këtë buxhet për qëllime të përmbushjes së apetiteve të militantëve të Lëvizjes Besa.

    “Këtë buxhet ne konsiderojmë si buxhet i fiksuar për përmbushjen e nevojave të militantëve partiak të Lëvizjes Besa. Në këtë buxhet është paraparë diku 500 mijë euro për punësime të reja me kontratë në vepër dhe 500 mijë euro tjera të cilat janë shpërndarë nëpër zëra të reja buxhetor të cilat kryetari i komunës ka të drejtë t’i japë për punësime të reja të militantëve partiakë. Bëhet fjalë për 1 milionë euro të ndara për punësime partiake, të cilën ne si BDI e dënojmë. Komuna e Tetovës duhet të jetë institucion i cili duhet t’u shërbejë të gjithë qytetarëve.” – deklaron Disha.

    Sipas tij, me këtë buxhet projektet kapitale për Tetovën janë shkurtuar dukshëm dhe buxheti është robëruar në zërat buxhetorë për dhënien e shërbimeve shtesë.

    Këshilltari nga Alternativa, Faton Selami propozoi disa projekte të rëndësishme për tetovarët, por sipas tij u refuzuan nga këshilltarët e Besës dhe kryetari i komunës Bilall Kasami.

    “Sa i përket pikës për Propozim-Buxhetin e Komunës së Tetovës për vitin 2023, parashtrova tre propozime: Vendosjen e kangjellave (barrierave) mbrojtëse mbi muret e shtratit të lumit Shkumbin, në pjesën ku lumi kalon nëpër qytet, pasi mungesa e tyre rrezikon jetën e kalimtarëve të rastit. Vendosjen e bordurave prej betoni në pikat më të rrezikshme të akseve rrugore Sellcë – Vijcë dhe Shipkovicë – Bozovcë, në bashkëpunim me Njësinë për komunikacion dhe rrugë të komunës, me qëllim përmirësimin e sigurisë në komunikacion në këto akse rrugore. Rrjeti i kanalizimit mungon në shumë vendbanime të komunës tonë, por si për fillim, në buxhetin e v. 2023 propozova që të parashihet ndërtimi i kanalizimit në f. Xhepçisht.” theksoi Selami.

    Gjithashtu, Selami propozoi gjatë diskutimit edhe plotësimin e Programit për vendosjen e pajisjeve urbane në territorin e Komunës për vitin 2023, me 2 nisma të nevojshme për banorët. Ai shprehu shqetësimin se themelimi i dy ndërmarrjeve të reja komunale, “Sharri” dhe “Oeneum”, do të rrisin harxhimet për qytetarët.

    Angel Karapetrov, këshilltar i VMRO-DPMNE-së

    “Ne si grup këshillues e përkahëm buxhetin. Në atë buxhet ka projekte që janë pjesë e programit tonë si parti. Rindërtimi i rr. Boris Kidriq në shumë prej 12.300.000 den (nga ARM deri në stacionin e autobusëve). Rikonstruksioni i rr. Gotse Delçev nga kryqëzimi me Ivo Lola Ribar, në Kishën e Shën Nikollës në vlerë prej 3.000.000 denarë. Rikonstruksioni i rr. Goce Dellçev, nga Katedralja e St. Kirili dhe Metodi deri te kisha e Shën Nikollës në shumë pre 2.000.000 denarë. Rregullimi i varrezave ortodokse në fshatin Falishë në vlerë prej 2.000.000 denarë. Rikonstruksioni i Rr. Potochka dhe St. Prokhor Pczynski 1,500,000. Ndërtimi i ujërave të zeza atmosferike në rrugën Prokhor Pchinski 1,500,000. Ndërtimi i rrethrrotullimit në kryqëzimin e rrugës V.S. Bato dhe Rrugës 29 Noemvri 9,000,000. Rikonstruksioni i Rr.DK Kara 7,000,000. Rikonstruksioni i Shën B. Simoski në vlerë prej 3.100.000 den. Rikonstruksioni i rrugës R. Conic 7.000.000 den. Ndërtimi i strehimores për qen endacakë në vlerë prej 3.000.000 denarë. Perizazhi i parkut përballë Todor Skalovski – Tetoec (shkollë muzikore); Rrethimi i shkollës në fshatin Falishë 1.200.000 den; Rikonstruksioni i rrugës B.Miladinovi në vlerë prej 3.800.000 den; Investimet kapitale: Bulevar V.S.Bato deri në fshatin Poroy 67.000.000 den. Ndërtimi i ish stadiumit të qytetit të vjetër Blagoja Toska) 8.000.000 den. Ndërtimi i bil B. Toska (tekstil) deri te kryqëzimi me bulevardin Ilinden 30.000.0000 den.” – deklaroi Karapetrov.

    Gligorije Stojanovski e cilësoi buxhetin e vitit 2023 si buxhet jo produktiv i investimeve të vogla.

    “Ky buxhet është për transfere joproduktive dhe investime të vogla. Ne përgjithësisht si grup këshilltarësh i LSDM-së, nuk presim asgjë spektakolare të ndodh me këtë buxhet. Nuk është buxhet për investime reale për qytetarët tanë. E pamë që u rritën pagat e atyre të kontratave të kuadrit të Besës dhe VMRO-së. Ne si opozitë dhamë disa propozime në për ndërtimin e një stacioni matës për matjen e cilësisë së ajrit, sepse ne si qytetarë jemi të prekur nga ajri i ndotur dhe shpresoj se qeveria, kryekomunarit do t’i dëgjojë kërkesat tona dhe do të ndajë mjete për nevojat reale.” – tha Stojanovski.

    Buxheti i Komunës së Tetovës këtë vit është tre milionë nga viti paraprak. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Selami: Propozuam disa projekte për Tetovën, por u refuzuan nga Bilall Kasami (Video)

    Lajmi i rradhës

    Thaçi vlerëson Kasamin si dështak | Kasami: Ai është faktor minor politik (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë