Kanë kaluar shumë se 24 orë nga humbja e të moshuarit Fadil Brao nga Struga (75 vjeç) dhe ende nuk është marrë asnjë masë paraprake nga organet e shtetit për të kontribuar në gjetjen e personit në fjalë, thonë familja Brao, përcjell Nistori.
Familja pyet nëse është në dijeni kryetari i qytetit të Ohrit që të mos ketë asnjë mundësi për të reaguar dhe për të vepruar urgjentisht për rastin në fjalë, përveç se familjarët të cilët kanë mbetur rrugëve duke shpresuar për gjetjen e personit në fjalë!
Rikujtojmë se Fadil Brao ka humbur në orët e vonshme të së martës, kontaktet e fundit me familjen i ka pasur rreth orës 19:00, ka drejtuar automjetin Golf 5 me nr. regjistrimi OH131BS.
Familja lutet për çdo informacion që të lajmëroni në nr. e tel: 072573364 /Nistori/
Sektori bujqësi në RMV – burimi i dytë më i madh i emetimeve të gazrave serrë në vend
Prodhimi bujqësor i ushqimit është përgjegjëse për një të tretën e emetimeve të gazrave serrë në botë. Njeriu…