DIMËR PA BORË | Mungesa e reshjeve shqetëson bujqit në Maqedoni

    Situata me mungesën e reshjeve të shiut, e sidomos të borës si dhe temperaturat e pazakonshme për mesin e stinës së dimrit, ndikon negativisht te të gjitha kulturat bujqësore, thonë agronomët. Agronomja Vesna Sevdinska thotë se më shumë pasoja nga moti relativisht i ngrohtë dhe pa borë do të ketë bujqësia në përgjithësi e në veçanti drithërat.

    “Në janar duhet të kemi borë pasi që nëse nuk kemi borë nuk do të kemi as ujë, kjo pastaj do të ndikonte në të mbjellat e vjeshtës dhe në gjitha kulturat tjera. Përveç borës duhen edhe temperatura nën zero përndryshe do të paraqiten sulmues që do t’i sulmojnë kokrrat”, shpjegoi Sevdinska.

    Nga ana tjetër, nga Qendra për Ndryshime Klimatike thonë se me mungesë të borës gjatë këtij dimri po përballet edhe një pjesë e madhe e qendrave dimërore në Evropë, e që si shkak i kësaj disa prej tyre po mendojnë që edhe të mbyllin dyert.

    Sipas tyre temperaturat pranverore në mes të janarit janë të favorshme për një periudhë afatshkurtër për shkak të krizës energjetike, por që për një afat më të gjatë kjo do të sjellë pasoja të rënda. Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve të borës do të kenë ndikim dramatik në gjendjen hidrologjike të nivelit botëror.

    “Problemet tashmë janë të dukshme. Rezervuarët tanë janë pothuajse në kufirin e lartësive kritike. Në Shqipëri ku hidro-potenciali zë më shumë se 90% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike, u shfaq mungesë serioze e energjisë elektrike e cila nuk mund të sigurohej nga burime të tjera pasi që nuk i kishte, kështu që vendi u detyrua të furnizohet nga importi. Tani me mungesën e reshjeve të borës dhe motit të ngrohtë, pyetja që lind është se nëse ne duhet që akoma ta konsiderojmë ujin si një burim energjie të rinovueshëm, dhe si ta shfrytëzojmë që në të ardhmen të prodhojmë energji pasi nëpër lumenjtë tanë ka gjithnjë e më shumë mungesë të ujit. Kjo është edhe një arsye për ndalimin e ndërtimit të hidrocentraleve të vogla që do të ndikonin në uljen e nivelit të ujit në lumenj, dhe që do të mund ta shkaktonin zhdukjen e florës dhe faunës nëpër disa zona të caktuara, që do të çonte në ndryshimin e plotë të biodiversitetit”, thonë nga Qendra për Ndryshime Klimatike. /koha/

    Lajmi Paraprak

    “Njeriu që gënjen veten fyhet më lehtë se kushdo tjetër”

    Lajmi i rradhës

    BE-ja skeptike ndaj politikës joshëse të Kinës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë