Sot në qytetin e Ohrit, mbahet takimi i radhës në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Takimet pritet të nisin në ora 10:00, ndërsa temë diskutimi do të jetë propozimi evropian për normalizimin e raporteve, për të cilin propozim Kurti dhe Vuçiq u pajtuan parimisht në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.
Pjesëmarrës në Ohër janë edhe shefi i diplomacisë së BE-së Josep Borell, si dhe i dërguari special për dialogon Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak.
Nistori ndodhet në Ohër dhe t’iu informojë për të rejat më të fundit nga takimi në mes Kurtit dhe Vuçiqit./Nistori/