Ohër | Përfundoi takimi Kurti – Vuçiq

    Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësim të zyrtarëve të Bashkimit Evropian, i cili u mbajt në Ohër.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili ka bërë të ditur se përfaqësuesi i lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, së shpejti do të informojë për rezultatin e arritur.

    Peter Sano në një paraqitje para gazetarëve pas dite, tha se Borell do të del para gazetarëve po nuk do të pranojë pyetje.

    Ai njoftoi se për rrjedhën e takimit do të ketë kumtesë të përbashkët.

    Nistori ndodhet në Ohër, ndërsa në çdo moment pritet paraqitja e Josep Borellit./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Borrell dhe Lajçak anulojnë fluturimin, nuk udhëtojnë nga Ohri pa u nënshkruar marrëveshja!

    Lajmi i rradhës

    Borell nga Ohri: Është arritur marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e planit evropian

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë