Spasovski: Shteti do t’i përgjigjet secilit që tenton ta prishë rendin kushtetues

     Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot i pyetur nga gazetarët nëse MPB ka ndërmarrë diçka rreth paralajmërimit për formimin e partisë politike “Republika Ilirida” ishte decid se për atë që është në pjesën e ndjekjes së situatave sa i përket radikalizmit ose ekstremizmit, ekzistojnë shërbime të cilat punojnë jo vetëm në MPB, por edhe në Agjencinë për Siguri Kombëtare (ASK).

    “Ne do t’i përgjigjemi çdo sfide që është në pjesën e sigurisë pa dallim se prej ku vjen. Shteti në çdo moment do t’i përgjigjet secilit që është i gatshëm ta prishë rendin kushtetues të RMV-së”, deklaroi ministri Spasovski pas takimit të sotëm të punës me kryetarin e Komunës Karposh, Stefan Bogoev.

    Spasovski me kërkesë të gazetarëve informoi se i arrestuari në Turqi, Boban Tomovski, shtetas maqedonas, i cili siç publikuan mediat turke ishte bashkëpunëtor i Sedat Pekerit, nuk kërkohej në kurrfarë baze në territorin e RMV-së, është arrestuar në Turqi dhe sipas ligjit do të ndërmerren masat e mëtutjeshme edhe për ekstradim dhe për mbajtje të përgjegjësisë.

    Lajmi Paraprak

    Do të hiqet ora policore vetëm nëse vazhdon përmirësimi i gjendjes epidemiologjike

    Lajmi i rradhës

    Blue Abyss, pishina më e thellë në botë po ndërtohet në Britani të Madhe – kostoja e saj kap vlerën e 150 milionë funteve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë