Shqiptarët e Maqedonisë duhet ta pastrojnë plehun politik të dy dekadave të fundit!

    Kim Mehmeti

    Mediat raportojnë se kryetari i BDI-së paska njoftuar se ardhmja e partisë së tij do ketë ‘ngjyrë të gjelbër’, pra se do merret me probleme ekologjike!

    Shqiptarët e Maqedonisë kanë pasur politikanë të lloj-llojshëm, por asnjëri nga ata nuk është tallur me popullin e vet sa kryetari i BDI-së, i cili ose ai vetë është i tillë, ose neve na konsideron ‘trutrashë’ e të verbër.

    Por, siç duket, ai beson që nuk shohim se komunat e drejtuara nga BDI-ka kanë një shenjë njohëse: kriminalizimin e plotë të tyre, degradimin e arsimimit, lumenjtë e shndërruar në deponi mbeturinash, mafian e ndërtimtarisë, në të shpeshtën e rasteve të drejtuar nga kryetarët e komunave….

    Për ata që mendojnë se jam i prirë nga inatet personale ja një propozim: jo një livadh, por më gjeni në brigjet e lumit Treska një vend të vetëm pa plehra ku mund të uleni me familjen e të pushoni dhe, nëse e gjeni, unë do kërkoj falje dhe kurrë më nuk do merrem me aktivitet publik.

    Andaj kushdo që donë të merret me problemet ekologjike, ai do duhet të fillojë me pastrimin e plehut politik, që dy dekadat e fundit e ka mbuluar shoqërinë e shqiptarëve të Maqedonisë!

    Lajmi Paraprak

    Pandemia nxori në sipërfaqe se sa lëshime ka sistemi arsimor në Maqedoni

    Lajmi i rradhës

    Ndihmoi në Marrëveshjen e Ohrit, kërkoi që të mos keqtrajtohet Maqedonia | Vdes James W. Pardew

    Lajme tjera

    Pushteti dhe dhuna

    Namir Lapardhaja Në politikë ka gjithmonë një “histori” për të treguar dhe, kur rrëfimi përfundon, duhet të shpikësh…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë