Ndihmoi në Marrëveshjen e Ohrit, kërkoi që të mos keqtrajtohet Maqedonia | Vdes James W. Pardew

    Diplomati amerikan i cili ndihmoi në përfundimin e konfliktit në vitin 2001 dhe rrumbullakësimin e Marrëveshjes së Ohrit, James Pardew, vdiq të mërkurën në moshën 77 vjeç, njoftoi gazeta Arkansesonline. Shkaku i vdekjes nuk është specifikuar, përcjell Nistori.

    James Pardew la gjurmë të pashlyeshme në Ballkan – së pari si pjesë e ekipit të diplomatit të njohur Richard Holbrooke, dhe pastaj si i dërguari i SHBA në Maqedoni gjatë konfliktit ushtarak 2001. Ai ishte një nga arkitektët që t’i jepet fund armiqësive dhe më pas sajoi ndryshime kushtetuese. Pardew ishte kontribues në bisedimet e Marrëveshjes së Dejtonit mbi të ardhmen e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe ishte zëvendës këshilltar Special i presidentit të SH.B.A.-së në kohën e luftës në Kosovë dhe zbatimin e marrëveshjes së paqes.

    Pardew ishte ambasadori i SHBA-së në Bullgari në vitin 2002, ku shërbeu për tre vjet. Presidenti Bill Clinton emëroi Pardew si përfaqësues të SHBA-ve për stabilizimin ushtarak në Ballkan në vitin 1997 me gradën e ambasadorit. Këtë vit, Pardew kritikoi ashpër bllokadën Bullgare ndaj Maqedonisë. “Nacionalistët në Bullgari shikojnë si Greqia shfrytëzon anëtarësimin e saj në BE për të bërë presion ndaj Maqedonisë së Veriut.

    Lajmi Paraprak

    Shqiptarët e Maqedonisë duhet ta pastrojnë plehun politik të dy dekadave të fundit!

    Lajmi i rradhës

    Zaev për fjalimin e Ahmetit: Më vjen mirë që BDI i jep fund agjendës etnike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë