Banorët e lagjes së poshtme të Vrapçishtit përballen me problemin e derdhjes së ujërave të zeza në rrugë

    Është filluar nga ish përbërja e komunës së Vrapçishtit tetë vite më parë, por as ajo e kaluara dhe as kjo e tanishmja nuk e kanë rregulluar problemin me ujërat e zeza, të cilat përfundojnë në rrugë por edhe te shtëpitë përballë. Aroma e keqe, por edhe frika nga përhapja e ndonjë sëmundje, është përditshmëri e banorëve të lagjes së poshtme të Vrapçishtit. Ata ankohen se peticionet e tyre drejtuar komunës nuk kanë dhënë efekt asnjëherë.

     “Ja shihe shtëpinë në dhomën e parë jetoj unë. S`mund të rrish në dhomë nga era keqe. Një mijë herë kemi kërkuar në komunë veç thonë do bëhet do bëhet. Veç me rrena”.

     “Afër tetë vite këtu në këtë gjendje jemi. Rreth rrugës derdhën tualetet e afër 50 shtëpive. U ndërruan kryetarët situata sërish për askund është e kanë lënë kështu. Kjo është turp në shekullin 21 të ndodh kjo, shumë turp është”.

     “Pesë apo gjashtë vite këtu punoj dhe kështu e kam gjet, pa pastruar gjitha dalin në rrugë. Sëmundje mund të na paraqitet çdo ditë ka njerëz vijnë tek ne por si bie pas askush. Funksionarët lokal çdo ditë kalojnë këtu për në punë e shohin çdo ditë”.

     “Grumbullimi i këtillë i ujërave të zeza, nuk dëmton vetëm banorët e lagjes së poshtme, dalja e tij në rrugë dhe përmbajtje e rrëshqitshme bën që, pothuajse çdo javë të ketë nga një aksident në këtë pikë pas meje”.

    Të pyetur për këtë problem nga komuna e Vrapçishtit thanë se situata e këtillë do të vazhdojë të paktën edhe një vit, sepse nga fondet për kanalizimin fekal, këtë vit nuk është ndarë asnjë fond për komunën e Vrapçishtit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Vjehërr apo… nënë e dytë?

    Lajmi i rradhës

    Fuqia e perimeve të gjelbra

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë