Alternativa për skandalin në spitalin e Tetovës: Pacientet e incizuara janë nëna të dikujt, bashkëshorte dhe vajza të dikujt

    Alternativa e dënon ashpër incidentin me videon nga spitali i Tetovës. Sipas tyre, pacientet e incizuara janë nëna të dikujt, bashkëshorte, vajza, njerëz me emocione të cilat pa qenë aspak fajtore u është cenuar privatësia, njofton Nistori.

    “Degradim i këtillë i shëndetit publik është i paprecedentë. Ne jemi të sigurt se kjo është rezultat i paaftësisë së Aleancës për Shqiptarët për të trajtuar dobësitë sistematike në resorët që cilat i kërkuan dhe i morën. Asnjë justifikim nuk mban! Për ta qenë skandali edhe më i madh, mjeku që e ka regjistruar videon është fotografuar me ministrin e Shëndetësisë gjatë vizitës së tij në spitalin e Tetovës. I buzëqeshur dhe i lumtur. Me veshje civile, gjë që tregon se mund edhe mos të ketë qenë, por ka ardhur enkas për ministrin. Të dashur qytetarë, marrja me politikë nuk është vetëm kombinatorikë kadrovike. Politika është profesion serioz dhe nuk është për secilin. Ju nuk e meritoni këtë lloj qeverie të papërgjegjshme. Z. Taravari nuk është i djeshëm që të mos e dijë se çfarë është përgjegjësia politike dhe morale. Ka qenë ministër i Shëndetësisë, punon mjek në Qendrën Klinike dhe duhet ta dinte paraprakisht se çfarë do të thotë të menaxhosh resorët me të cilët e kushtëzuan hyrjen e Aleancës në Qeveri.”, tha sot Amir Elezi, ish-drejtor i spitalit klinik të Tetovës.

    Sipas AAA nuk mjafton raportimi i rastit në MPB. Për skandale të tilla, të cilat janë përtej çdo standardi etik për profesionin e mjekësisë, përgjegjësia politike është e patjetërsueshme.

    “Alternativa nuk do të heshtë para këtyre skandaleve, por do t’i shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që ta mbrojë dinjitetin dhe moralin e pacienteve në cilindo institucion shëndetësor.”, deklaroi Elezi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ndikimi i TIKTOK-ut në shoqëri dhe në biznese

    Lajmi i rradhës

    Sillet në gjykatë anesteziologu që incizoi “Live” gratë shtatzëna në spitalin e Tetovës (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë