Ndikimi i TIKTOK-ut në shoqëri dhe në biznese

    Satki Ismaili | Arsimtar

    Përmbajtjet e ndryshme në rrjetet sociale dhe në aplikacionet digjitale ndikojnë në sjelljen e fëmijëve dhe rinisë dhe në këtë kohë ata janë më tepër me pasoja negative se sa për zhvillim të mirëfilltë psiqik dhe emocional. Një nga këta aplikacione i cili në këtë kohë është shumë i përfolur dhe me ndikim varshmërie në shoqëri dhe me theks të veçantë te grupmoshat më të reja është TikTok-u.

    TikTok në skenë ka depërtuar në Shtator të vitit 2016. Në krahasim me mediat tjera sociale TikTok ofron video-incizime të shpejta të dizajnuara që momentalisht të tërheqë vëmendjen dhe në krahasim me mediat tjera në mënyrë më dinamike ofron informata të cilat pjesa më e madhe ka karakter zbavitës dhe qesharak.

    Nga statistikat e dhëna kjo platformë me të madhe po e rrit numrin e shfrytëzuesëve dhe nëse vazhdon ky trend pritet që deri në vitin 2026 të tejkalon Facebook-un.

    Disa të dhëna statistikore në lidhje me TikTok-un.

    • Deri më 5 shkurt 2023 platforma është marrë 3,5 Miliard herë, ndërsa në fillim në vitin 2017 ka patur 130 Milion shfrytëzues.
    • Momentalisht është në vendin e 6 të platformave shoqërore më të popullarizuara në botë edhe ate pas Facebook, WhatsApp, Instagram, WeChat dhe Douyin.
    • Shfrytëzuesit më të mëdhenj të TikTok-ut janë gjinia femërore
    • Shfrytëzuesit mesatarisht në muaj kalojnë 850 minuta në shfrytëzim të TikTok-ut
    • Mesatarisht 90% të shfrytëzuesve kanë qasje në bazë ditore
    • Të arrdhurat vjetore nga reklamat në vitin 2022 kanë kaluar 11,6 Miliard dollarë.

    Në vitin e kaluar 2022 TikTok-u ka thyer rekorde dhe është marrë 656 Milion herë krahasuar me Facebook-un që kishte 416 Milion marrje. Duke patur parasyshë këtë rritje, pritet që TikToku-u deri në vitin 2026 ta tejkalon popullaritetin e Facebook-ut.

    TikToku brenda vitit ka mbi 1 Miliard shfrytëzues aktiv. Nëse bëhet një krahasim me rrjetet tjera sociale ku numri i përgjithshëm i shfrytëzuesëve aktiv vjetor është 4,62 Miliard do të thotë se afër një e katërta e tyre janë shfrytëzues të TikTokut. Në vitin 2022 numri i shfrytëzuesëve të TikTok-ut ka arritur 11,2% e populatës në botë ose 17,9% të numrit të përgjithshëm të internet shfrytëzuesëve në botë. Shfrytëzim më të madh kanë patur Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Tajlanda, ndërsa më së paku Korea Jugore.

    Shfrytëzimi i TikTok-ut në botë dhe vendet që kanë ndaluar shfrytëzimin

    Në TikTok gjithsej kanë qasje 155 shtete në 75 gjuhë të ndryshme. Edhepse TikTok-u është në pronësi të shtetit Kinez ai nuk shfrytëzohet në Kinë dhe në vend të tij kanë aplikacionin Douyin që është plotësisht i ngjashëm me TikTok-un dhe këtë aplikacion e përdorë vetëm Kina edhepse të dy aplikacionet janë në pronësi të kompanisë së njejtë.

    Shteti më i madh në botë që ka të ndaluar shfrytëzimin e TikTok-ut është India e cila si shkak ndalese ka vëndosur sigurinë nacionale. Në Rusi shfrytëzimi i TikTok-ut është vetëm në qasjet me përmbajtje ruse. Në vitin 2020 Donald Trump bëri tentime të mëdha për ta ndaluar shfrytëzimin e këtij aplikacioni në ShBA por nuk i arriti qëllimit.

    Çereku i video inçizimeve në TikTok janë përmbajtje me kohëzgjatje prej 21-34 sekonda tani videot që mund të vendosen mund të jenë në kohëzgjatje deri më 10 minuta.

    Videot më të shikuara të TikTok-ut në botë janë variabile por në dhjetëshen më të shikuar janë të James Charles (1,7 Miliard shikime), Zach King (mbi 1,1 Miliard shikime) dhe Bella Poarch (741 Milion shikime).

    Demografia e TikTok-ut

    TikTok-u është e vetmja platformë mediatike sociale ku dominon publiku i gjinisë femërore edhe ate me 57% kundrejt publikut të gjinisë mashkullore me 43%. Nga të dhënat statistikore të dhënat flasin se në Facebook shfrytëzuese janë 43,2% femra, në Youtube 46% femra, në Twitter 43,6% femra, në Instagram 47,8% femra. Në ShBA raporti i shfrytëzuesëve është 61% femra ndërsa 39% meshkuj.

    Gjithashtu të dhënat statistikore flasin se grupmoshat e reja janë përdoruesit më të mëdhenj të TikTokut edhe ate nga mosha 18-24 vjet edhe ate 53%, ndërsa pasojnë grupmosha nga 25-34 vjet, 31,2%. Në nivel global ekzistojnë edhe TikTok influencer që janë në mosha të larta edhe ate në moshën 110 vjeçare Amy Winifred Hawkins e cila si influencere e TikTok-ut ka vdekur në vitin 2021 ndërsa Annie Korzen në moshë 84 vjeçe ka të grumbulluara gjithsej 2,5 Miliard shikime.

    TikTok-u shfrytëzohet më së paku nga grupmoshat mbi 55 vjet edhe ate dikund më pak se 3%. Nga Tetori i vitit 2022 SHBA kanë rritje të madhe të shfrytëzuesëve të TikTok-ut edhe ate mbi 109,54 Milion shfrytëzues së rregullt të platformës.

    Në Kinë edhe pse nuk përdoret TikTok-u, atje shfrytëzimi i platformës Douyin të ngjashme me TikTok-un është 700 Milion në suaza ditore.

    Brazili është shteti me 76,6 Milion përdorues aktiv të TikTok-ut, ndërsa Indonezia me 70 Milion përdorues.

    Nga shtetet të cilat çdo muaj kalojnë më tepër kohë në TikTok, Britania e Madhe ka mesataren prej 27,3 orë ndërsa ShBA 25,6 orë.

    Në nivel global shfrytëzuesit mesatar të TikTok-ut kalojnë 850 minuta gjegjësisht 14,1 orë brenda muajit. Ndërsa nëse bëhet fjalë për shfrytëzimet ditore mesatarja e shfrytëzimit të TikTok-ut është 52 minuta. Pritet që në vitin 2024 të tejkalon numrin e shfrytëzuesve të Snapchat-it.

    Pjesa dërmuese e shfrytëzuesve të TikTok-ut kërkojnë përmbajtje zbavitëse dhe qesharake dhe ky ka qen qëllimi kryesor i paraqitjes së TikTok-ut, ndërsa pastaj vijnë në rradhë ngjarjet dhe lajmet aktuale. Në bazë të statitstikave 83% të shfrytëzuesve të TikTok-ut kanë të publikuar sëpaku një herë videopërmbajtje.

    Dobitë financiare nga publikimet dhe reklamat në TikTok

    Duhet të përmendet se nuk janë të rastësishme të gjitha publikimet në TikTok. Vetëm në vitin 2022 të arrdhurat nga reklamat kanë kaluar 11,6 Miliard dollarë krahasua me vitin 2021 kur fitimet kanë qenë vetëm 3,88 Miliard dollar që do të thotë se afër 3 herë janë rritur të arrdhurat nga reklamat në TikTok. Parashikimet janë që në vitin 2024 këta shifra të tejkalojnë shumën prej 23 Miliard dollarëve. Ndikime dhe fitime kanë edhe micro-influencerët numri i të cilëve në vazhdimësi është në rritje e sipër.

    Rregullat e mbrojtjes së privatësisë në TikTok

    Për të shfrytëzuar platformën TikTok më së paku duhet patur 13 vjet por ky kriter nuk është i njejtë për të gjitha rajonet. Gjithashtu ndryshojnë kriteret e logarive për grupmoshat prej 13-15 vjet, 16-17 vjet dhe mbi 18 vjet. Ky kriter mendohet se është njëri nga shkaqet që ju mundëson grupmoshave më të vogla të shfrytëzojnë TikTok-un dhe ndikimi në zhvillimin e tyre psiko-emocional është evident dhe me pasoja. SHBA, Britania e Madhe, Kanada, Zelanda e Re dhe disa shtete dhe institucione Evropiane kanë vendosur muajt e fundit që të ndalohet shfrytëzimin e TikTok-ut në celularët zyrtar. Shtëpia e Bardhë ka kërkuar nga kompania amë disa kritere se përndryshe aplikacioni TikTok do të ndalohet plotësisht në ShBA.

    Sa janë të mbrojtur fëmijët në TikTok

    Edhe pse përfaqësuesit e TikTok-ut deklarohen se në krahasim me faqet e mediave tjera sociale TikTok-u Lufton për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, siç janë përmbajtjet e dëmshme, maltretimi, çregullimete e tjera dhe reziqet e rrjeteve, në anën tjetër shumë hulumtime në shtete të ndryshme të botës përkundrazi dëshmojnë se ndikimi i TikTok-ut është evident si p.sh. një hulumtim në Itali i bërë me 78 pacient në spital zbuloi se shkak i çregullimeve në vetëbesim, të të ushqyerit dhe ndryshimeve në jetën e përditshme ka qenë përdorimi i TikTok-ut.

    Gjithashtu Ministria e punëve të brendshme në ShBA ka ngritur hetime për ate se TikTok-u nuk bën mjaft për luftën kundër materialeve të dhunës seksuale të fëmijëve, ndërsa në anën tjetër përfaqësuesit e TikTok-ut arsyetohen se në vazhdimësi kujdesen në eliminimin e këtyre dukurive si dhe përmbajtjeve që promovojnë dhunë, urrejtje, ekstremizmin e dhunshëm, etj.

    Sa TikTok-u do të përmirëson performansat e sigurisë së fëmijëve mbetet të shikohet në të arrdhmen.

    Në Maqedoninë e Veriut dhe në 5 shtete tjera të Ballkanit perendimor realizohet hulumtimi: “Siguria e fëmijëve dhe të rinjëve në TikTok” rezultatet e të cilit do të japin përgjigje deri diku reale për shfrytëzimin e TikTokut nga fëmijët dhe të rrinjtë në Ballkanin Perendimor.

    Pas disa rasteve shqetësuese dhe tragjike të ndodhura në RMV ekspertët dhe mediat kanë ngritur zërin për ndryshime në ligjet për shfrytëzimin e platformave digjitale edhe ate me theks të veçantë të TikTok-ut por neglizhenca institucionale në vazhdimësi po sjell situata jo të këndshme me pasoja për individët dhe shoqërinë në tërësi.

    Edukimi mediatik formal dhe joformal i fëmijëve dhe i rinisë është një nisje shpresëdhënëse por jo e mjaftueshme duke patur parasyshë se pritshmëritë janë më afatgjate ndërsa sfidat me TikTok-un dhe aplikacionet e ngjashme janë të përditshme.

    Burimet:

    Lajmi Paraprak

    Çmimi i banesave 20 për qind më shtrenjtë se vitin e kaluar

    Lajmi i rradhës

    Alternativa për skandalin në spitalin e Tetovës: Pacientet e incizuara janë nëna të dikujt, bashkëshorte dhe vajza të dikujt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë