Shqipëria dhe Kosova, vendet me pritshmëri më të lartë për rritje ekonomike

    Duke i cilësuar si performuesit më të fortë në rajonin e Evropës në zhvillim në tre vitet e ardhshme, rritja në të tre vendet parashikohet të tejkalojë vazhdimisht atë të rajonit dhe më gjerë dhe të treja do të arrijë një rritje vjetore prej 4% në vitin e fundit të periudhës së parashikimit, 2025.

    Ndërsa parashikon rritjen e Shqipërisë në 3.3% në 2023, 3.8% në 2024 dhe 4.0% në 2025, Instituti i Vjenës projekton rritjen më të shpejtë për Kosovën këtë vit, prej 3.6%, me pritmëri që të përshpejtohet përkatësisht në 3.9% dhe 4.1% në dy vitet e ardhshme.

    Ekonomia e Rumanisë parashikohet të rritet me 3.0% këtë vit, që është më shumë se dyfishi i parashikimit si për 11 anëtarët e BE-së nga Evropa Qendrore dhe Juglindore, ashtu edhe për rajonin më të gjerë. Kjo më pas do të përshpejtohet ndjeshëm në 4.0% në 2024 dhe 4.3% vitin e ardhshëm, duke e bërë atë ekonominë me rritjen më të shpejtë në rajon në 2025.

    Richard Grieveson, zëvendësdrejtor i Institutit e ka quajtur histori suksesi këtë të rritje pas pandemisë veçanërisht për vende jo-anëtare të BE-së si Kosova, Shqipëria dhe në një masë Mali i Zi, por edhe disa shtete anëtare të BE-së, veçanërisht Kroacia dhe Rumania.

    Te këto të fundit sipas të njëjtit burim suksesi ka qenë i lidhur edhe nga përfitimi i asaj që ofrohet nga pala e BE-së, buxheti i rregullt i BE-së ashtu edhe nga Institucioni i Rimëkëmbjes dhe Rezistencës.

    Parashikimet e Institutit prestigjioz janë të rëndësishme referuar projektimit të reagimit të ekonomive evropiane e të rajonit gjatë dhe pas situatës së pandemisë.

    Kapacitetet e ekonomive shqiptare e të Kosovës që kryesojnë optimizmin e ekspertëve të fushës, tregojnë në të njëjtën kohë manovrimin e volumeve edhe jashtë./RTSH/

    Lajmi Paraprak

    Flamengot kanë kritere të veçanta kur zgjedhin miqtë dhe ka një arsye për këtë

    Lajmi i rradhës

    Pse të rinjtë në Itali dhe Irlandë ‘janë të detyruar’ të jetojnë me prindërit e tyre?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë