“Muzeu i Kulturës Arbëreshe” vlerësohet me çmim nga Ministria e Kulturës në Itali

    Komuna e San Paolo Albanese, në provincën e Potenza, ka marrë një vlerësim të rëndësishëm nga Ministria e Kulturës në Itali për projektin “Muzeu i Kulturës Arbëreshe”.

    Në edicionin e VII të “Premio Nazionale del Paesaggio del Consiglio d’Europa” (Çmimi Kombëtar të peizazhit të Këshillit të Evropës), mbajtur marsin e kaluar, projekti i komunës së San Paolo Albanese, la gjurmët e tij për sa i përket shtjellimit dhe përmbajtjes midis 96 projekteve të paraqitura nga e gjithë Italia.

    Komisioni ministror, ​​i cili vlerësoi projektin u shpreh se përpjekjet për të ruajtur identitetin duhen vlerësuar: “Përpjekjet për të ruajtur identitetin dhe ndjenjën e përkatësisë pasqyrohen në menaxhimin e territorit dhe hapësirave publike, duke e bërë ekomuzumin një pajisje me vlerë të lartë socio-kulturore dhe një referencë që të tregoi jetën e përditshme të qytetarëve ”.

    Certifikata, e nënshkruar nga Ministri Dario Franceschini, iu dorëzua Komunës së San Paolo Albanese ditët e fundit, pasi nuk ishte e mundur të organizohej dorëzimi i çmimit si pjesë e ceremonisë së zakonshme të dhënies në ambientet e Ministrisë për shkak të pandemisë dhe protokolleve ende në fuqi.

    Një çmim që sjell kënaqësi, por edhe shumë përgjegjësi, një angazhim për të vazhduar dhe për tú përmirësuar: “Kënaqësia është e lartë pasi është rezultat i një përkushtimi të madh ndër vite – nënvizon Mose ‘Antonio Troiano, kryetari i San Poalo Albanese – jo vetëm nga ana ime, sidomos nga administratorët që më paraprinë nga vitet e themelimit të Muzeut të Kulturës Arbëreshe e deri më sot”. Shumë aktivitete socio-kulturore të kryera në dekadat e kaluara kanë kontribuar në marrjen e këtij rezultati të shkëlqyeshëm. “Sigurisht që angazhimi nuk përfundon, tradita do të vazhdojë të ruajë këtë veçori, jo vetëm sepse është pjesë e kulturës dhe traditave tona, por sepse duhet të jetë një vlerë etnodemoantropologjike për brezat e ardhshëm”.

    Muzeu u krijua, në përputhje me Statutin e Komunës për mbështetjen e kulturës: Këshilli Bashkiak i San Paolo Albanese me rezolutën nr. 84 të datës 13.04.1984 vuri në funksion ripërdorimin e ndërtesave të vjetra të pabanuara në qendrën historike të qytetit, në të cilën janë vendosur mikro-mjedise me mbetjet materiale të kulturës lokale; mjetet, materialet, produktet dhe mënyrat e transformimit të objekteve ndër vit. Një muze që dokumenton kulturën e një populli i cili u strehua në këto vende në fillim të shekullit XVI, pas pushtimit osman në Shqipëri dhe Greqi. / Diaspora shqiptare/

    Lajmi Paraprak

    Pse gazsjellësi “Nord Stream 2” është “Thembra e Akilit” për Gjermaninë dhe Evropën

    Lajmi i rradhës

    Premisa nga duhet të fillojë kritika ndaj PD-së

    Lajme tjera

    Rrënjë lashtësie

    Enver Gjerqeku Lidhen rrënjët tona për një shkëmb lashtësie Edhe bulza çelin nëpër dej të motit Ato i…
    Më tepër

    Para se të vish

     Alda Merini Para se të vishSillmë tre trëndafil të kuqPara se të vishSillmë një Gishtëz të madhSepse duhet…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë