PARA ELEGJISË

    Azem Shkreli

    Një ditë do t’i marrësh në gji
    gjethet e rëna të stinëve të tua
    dhe do të kërkosh kot veten
    shtigjeve të harruara të një moshe
    e nuk do të kesh më as flokë ere,
    as shikim ylberi ta matësh fillin
    dhe fundin e mashtrimit tënd të shkurtër.
    Një ditë do t’i shpalosh vjetët tua
    si pajën e nuses së vdekur
    e do të numrosh fluturat e shkuara
    t’agsholeve t’prenduara
    e s’do të kesh më as zjarr në buzë,
    as lot në sy të qeshën ngrohtë,
    të qajsh rrejshëm dhe t’i mahnitësh
    djelmoshat.

    Një ditë do t’i hash buzët e tua,
    gjurmët e tua do t’i pështysh
    dhe secilin muzg do ta pagëzosh
    me nganjë pendim që dhemb
    e s’do të kesh me as sy deti,
    as hap t[ hedhur sorkadheje
    te shoh[sh si t’përqeshin gonxhet
    dhe te ikësh prej hijes sate.

    Ruaju, moj se vashat me të bukura
    i vret bukuria e vet.

    Lajmi Paraprak

    Personalitetet që ndryshuan botën në shekullin XX

    Lajmi i rradhës

    Zgjidhjet problemi i nxënësve shqiptarë të Velesit

    Lajme tjera

    “Ti dhe hëna”

    Ismail Kadare Kësaj nate me hënë të vjeshtësDola fushës të bredh kuturu.Retë shtohen me vrap pa reshtur,Hëna duket…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë