Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në Clic Plus TV21, ka folur për paraqitjen para mediave ku njoftoi shkarkimin e kryetarit të TIK-ut dhe nisjen e procedurës kundër tij, për të kërkuar përgjegjësi, siç thotë ai, për 6 vitet e kaluara kur ai ka bërë shkelje ligjore, përcjell Nistori.
Lloga thotë se me këtë veprim, tregon përkushtimin e tij për të pastruar “pisllëkun që nga viti 1990”
“Pisllëk e quaj atë që unë sot pata në konferencë për media. Shkarkimin e kryetarit të Gjykatësit dhe kryetarin e TIK-ut, i cili për 6 vite i ka ikur përgjegjësisë”, tha Lloga.
“Shqiptari, govedo, nesposobni” – Lloga i shpall “luftë të hapur” kryetares së Gjykatës së Kumanovës
Ai ka shprehur përkushtimin e tij që të reformojë Këshillin Gjyqësor.
“Ata nuk e kanë prishur gjumin.
Ministrat apo kryetari i Këshillit Gjyqësor?.
Të dyja bashkë…”, tha Lloga teksa foli për “lëshimet” e këtij Këshilli në zgjedhjen e gjykatësve.
Lloga është ndalur te kryetarja e Gjykatës së Kumanovës, që sipas tij, sipas raportit të Institutit të Sociologjisë nuk e ka kaluar testin e integritetin dhe sërish është zgjedhur kryetare e gjykatës.
“Kjo gjykatëse ka dështuar në testin e integritetit dhe sërish është lejuar që të jetë kryetare e Gjykatës. Dje ka pasur test të tillë për kandidatët, dhe ata që nuk e kanë kaluar këtë test, janë eliminuar”, tha më tej Lloga.
Më tej ai ka deklaruar se kjo kryetare ka përdorur edhe tema denigrues ndaj shqiptarëve.
“Shqiptari, govedo, nesposobni.. këtë e ka thënë kryetarja e Gjykatës në Kumanovë. Unë nuk do të lejoj që të përdorin terme të tilla ndaj shqiptarëve”, tha më tej Lloga.
Ministri bëri të ditur se me këtë rast ai i ka shpallur luftë të hapur kryetares së Gjykatës së Kumanovës dhe Këshillit Gjyqësor. /Nistori/