Kujtim Shabani
Ne kemi për të marrë,
ne s’kemi për të dhënë.
Ne s’jemi të mërguar,
ne jemi të përzënë.
Ne jemi të shpërfillur,
ne s’jemi të paditur.
Ne s’jemi të fjetur,
ne jemi të sfilitur.
Ne s’jemi të shëmtuar,
ne jemi të ngrysur.
Ne s’jemi të humbur,
ne jemi të braktisur.
Ne s’jemi të përulur,
ne jemi të shtypur.
Ne e kemi merituar,
ne s’kemi lypur…
Ne s’jemi të ndryshëm,
ne jemi të copëtuar.
Ne kemi rënë fli,
ne kurrë s’jemi dorëzur.
Vdes aktori i njohur shqiptar, Guljelm Radoja
COVID-19 ka marrë një tjetër jetë në radhët e artistëve në vend. Aktori Guljelm Radoja nuk ia doli…