Adem Demaçi për Ismail Kadarenë: Shqipëria do të mundet pa ty, por vallë do të mundesh ti pa nënën Shqipëri?

    2 Nëntor, 1990

    «shqiponja e fjalës shqiptare, shqiponja e letërsisë shqiptare dhe pse jo – edhe shqiponja e letërsisë botërore, shkoi dhe kërkoi azil, kërkoi strehim; shkoi dhe u fut në një kafaz, me dëshirën e vet apo pa dëshirën e vet, por u fut në një kafaz nga i cili nuk do të mund të dalë më.
    Vëlla Ismail, nga detyra që ta shtroi historia, që ta shtroi dialektika – kam frikë se mos të lëndoj – nga ajo detyrë dezertove.
    Edhe sikur ta dije se do të të kryqonin si krishtin, nuk do të duhej të largoheshe nga vendi, nuk do të duhej ta lije popullin vetëm.
    Edhe sikur deri më sot të ishe njëri nga ata që kanë jetuar jashtë dhe kanë krijuar jashtë, sot do të duhej që të ktheheshe në atdhe, sepse sot ka nevojë më shumë se kurrë për njerëz që dijnë.
    Shpresa jonë dezertoi në betejën për demokraci dhe shkoi në Parisin e lulëzuar, në Parisin e ndriçuar, në kryeqytetin e botës, shkoi… unë e di se ti do të flasësh nga Parisi, por fjala jote derisa ti do të qëndrosh nën hijen e kullës së Ajfellit, ndërsa populli digjet në flakën e luftës për demokraci, nuk do ta ketë peshën që do të duhej ta kishte.
    Nëna Shqipëri është mësuar gjatë shekujsh që shumë bij të saj t’ia kthejnë shpinën. Nuk je ti i pari, ndoshta ishalla do të jesh i fundit. Nëna Shqipëri mundet edhe pa një kolos, edhe pa një shqiponjë siç je ti. Do të mundet sigurisht, ndonëse me zemër të plagosur, por megjithëkëtë ajo do të ecë rrugës së demokracisë, por unë pyes: vallë, do të mundesh ti pa nënën Shqipëri?»

    Lajmi Paraprak

    “Një dyqan rrobaqepësie nuk mund të jetë industri” / Zejtarët kundër rrymës industriale

    Lajmi i rradhës

    Sot pritet zyrtarisht të nisin negociatat për zgjerimin e shumicës

    Lajme tjera

    “Borë e zezë”

    Agron Tufa KATËR QEN TË BARDHË i Katër qenlëshohen rrufeshëmdrejt meje, me mëprishë. Dy tëmëdhenjtëmëarrijnënëmes tëvreshtit. Kam veçnjëshkop frashni…
    Më tepër

    PEHLIVANËT

    Mia Lecomte Kur të ecni si dykëmbshatduhet të rimendoni formulatpër t’u përputhur në rrugët e ndërsjelltadhe për t’u…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë