Analfabeti politik

    picture-alliance/akg-images

    Bertolt Brecht

    Më i keqi analfabet
    është analfabeti politik.
    Nuk dëgjon, nuk flet
    në ngjarje politike pjesë nuk merr.
    Ai nuk e di se çmimi i jetës
    çmimi i fasuleve, i peshkut,
    i miellit, i qirasë, i këpucëve
    dhe barnave
    nga vendime politike varen.

    Analfabeti politik është aq kafshë,
    sa shet edhe mend e fryhet si gjel
    kur thotë “e urrej politikën”.
    Por është i trashë dhe nuk e di trapi,
    se nga padija e tij politike
    çfaqen kurvat, braktisja e të miturve,
    grabitësit dhe më i keqi i të gjithë horrave,
    që është politikani i pandershëm,
    mashtrues dhe i korruptuar,
    që lëpin këmbët e ndërmarrjeve kombëtare dhe
    atyre shumëkombëshe

    Lajmi Paraprak

    Çmimet e derivateve të naftës me rritjen më të madhe deri më tani – nuk dihet si do të jetë epilogu!

    Lajmi i rradhës

    Sërish kolona të gjata të veturave para pompave të benzinës për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve

    Lajme tjera

    Thesari im

    Sharl Bodler Nëse dhomat e shpirtit tim do t’i vizitoje.Çfarë pretendon se do të shikoje?Cilin përbindësh mendon se…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë