Sërish kolona të gjata të veturave para pompave të benzinës për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve

    Pas njoftimit të Komisionit Rregullator për Energji (KRrE) se nga mesnata do të rriten çmimet e derivateve të naftës, në pompat e benzinës në Shkup dhe në Tetovë është vërejtur një radhë e madhe e kolonave të automjeteve, përcjell Nistori.

    Në rrjetet sociale sërisht po qarkullojnë fotografi dhe video të qytetarëve që presin në radhë në pikat e karburantit dhe e njëjta situatë ka qenë edhe javën e kaluar, për shkak të lajmeve në rrjetet sociale se do të ketë limit të karburantit.

    E njëjta situatë ishte edhe të enjten e kaluar kur autokolona të gjata automjetesh prisnin në pikat e karburantit në të gjithë vendin dhe situata është e ngjashme me të gjitha vendet e Ballkanit.

    KRrE bëri të ditur se, sonte benzina do të rritet për 5,5 denarë, ndërsa dizeli për 10 denarë. /Nistori

    Lajmi Paraprak

    Analfabeti politik

    Lajmi i rradhës

    Muzeu më i madh i artit në Ukrainë tërheq veprat për shkak të situatës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë