Arben Kumbaro: Përveç artit, në Tetovë u njoha me tetovarët, po kaq shqiptarë sa ata të Tiranës e gjetiu

    Drama “Armiku i Popullit” e cila premiera e shfaqes u dha ditë më parë në Teatrin e Tetovës me regji të Arben Kumbaros dhe skenar të Henrik Ibsenit, nuk mund të ngacmonte ndryshe përveç se, gjuhës që vendosi të flet doktor Stokman për korrupsionin, amoralitetin politik dhe despotizmit. Kjo shfaqe rastisi të flet edhe për shumë probleme të tetovarëve, siç janë kazinot, varfëria, uji i helmuar, rrugët me gropa dhe mungesën e një teatri të mirëfilltë, shkruan Nistori.

    Regjisori Kumbaro, në një intervistë për Nistori.com deklaroi se ka qenë kënaqësi të punojë me trupën teatrale të Tetovës, po kaq shqiptarë sa ata në Tiranë e Shkup. Me rëndësi, sipas tij, i është dhënë një mundësi për të pasuruar artin dhe kulturën shqiptare. Ai thotë se nuk njohu vetëm aktorët, por njohu tetovarët, problemet që hasin ata.

    “Armiku i Popullit” sipas Kumbaros merret me hipokrizinë sociale, kompromis me korrupsionin, kompromis me padrejtësitë, por çdoherë ekziston një individ, deri diku në mënyrë utopike bën heroin, siç është doktor Stokman – personazhi kryesor. Një personazh ideal, se sa realisht që ne mund ta gjejmë atë në jetën tonë.

    I pyetur se cila do të ishte thirrja e tij në ndihmë të aktorëve, duke marrë parasysh se, problematikat e aktorëve, teatrit janë sfidë për ata, Kumbaro tha se për shkak të mungesës së kushteve, Teatri i Tetovës duhet të mbyllet gjatë dimrit dhe kjo është një dramë.

    “Tashi që po japim këtë intervistë bashkë, unë kam ftohtë në këtë skenë. Dhe po fillon sezoni i dimrit dhe në këtë moment ky teatër mbyllet. Dhe kjo është dramë. Dramë për këta aktorë, dramë për këtë qytet, por dramë edhe për kulturën shqiptare. Uroj me zemër që sa më shpejtë, Teatri që ka 10 vjet që po ndërtohet këtu, karshi këtij, të mbarojë dhe ta gëzojë ky qytet, ta gëzojnë të gjithë shqiptarët. Do të jetë një shenjë dhe gurthemeli edhe për kulturën shqiptare. Është shumë e rëndësishme kjo gjë. Është shumë e rëndësishme kjo gjë.” – deklaroi Kumbaro për Nistorin.

    Ndryshe, nesër mbrëma (21.10.2022) në ora 20:00 në Teatrin e Tetovës do të jepet repriza e shfaqes “Armiku i popoullit”. Bileta do të kushtojë 200 denarë dhe mund t’i rezervoni çdo ditë pune nga ora 10:00-16:00 në numrat e telefonit: 044/351-231 dhe 070/880-711. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Fillojnë ministerialet përgatitore të Procesit të Berlinit

    Lajmi i rradhës

    Zhan Mitrev kërkoi që të fshihet dokumentari “Gjaku i papastër”, gjykata e refuzon kërkesën e tij

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë