Zhan Mitrev kërkoi që të fshihet dokumentari “Gjaku i papastër”, gjykata e refuzon kërkesën e tij

    Gjykata Civile e Shkupit miratoi vendim me të cilën refuzohet kërkesa e “Zhan Mitrevit”, për caktimin e masës së përkohshme, gjegjësisht detyrimi që gazetarët e IRL-së ta fshijnë nga të gjitha rrjetet sociale dokumentarin hulumtues “Gjaku i papastër”, në të cilin ata tregojnë se si klinika private i ka mashtruar qytetarët.

    Drejtori ekzekutiv i ShGM-së, Dragan Sekullovski paraprakisht deklaroi se kërkesa që të fshihen përmbajtje mediatike nuk është vetëm e palogjikshme, por edhe e rrezikshme.

    “Rrezikshmëria është në atë që e nxit gjykatën që të censurojë pa zbatim të procedurës gjyqësore dhe aktgjykimit që është jashtë praktikës së GJEDNJ-së. Storja e IRL-së ka motivuar edhe media tjera, jo vetëm lokale, por edhe nga rajoni që të merren me çështjen e këtij spitali privat, por edhe institucionet të ngritin procedura ndaj të njëjtës dhe prandaj kërkesa që të fshihen përmbajtje nga interneti paraqet absurd të paparë juridik”, thotë Sekullovski.

    Përndryshe, mjeku Zhan Mitrev, pronar i klinikës “Zhan Mitrev”, ka dorëzuar garanci prej 1 milion eurove se nuk do të arratiset në kuadër të hetimit që udhëhiqet kundër tij për vepër penale mashtrim.

    Garancia, siç thonë nga Prokuroria, është dorëzuar përpara në shtator, pasi që paraprakisht Prokuroria e Shkupit me hapjen e hetimit ka urdhëruar t’i merret pasaporta, që u pranua edhe nga gjykata.

    Zhan Mitrev, siç kumtoi paraprakisht Prokuroria Publike, për periudhën nga prilli 2020 deri në vitin 2022, me qëllim që për personin juridik – institucion shëndetësor privat të sigurojë dobi pronësore të paligjshme, duke paraqitur fakte të rrejshme i ka hutuar pacientët e mjekuar nga KOVID-19 me metodën e hemofiltrimit.

    Nga Prokuroria Publike Shkup, konfirmuan se doktor Zhan Mitrev është thirrur për t’u marrë në pyetje për disa rrethana të caktuara lidhur me një lëndë të formuar pas zërave të dalë të PTHP Shkup.

    Prokuroria më 18 korrik të këtij viti, pas zërave të dalë e formoi një lëndë, pasi IRL e publikoi një hulumtim për punën e spitalit klinik “Zhan Mitrev” dhe doktor Zhan Mitrev.

    Hulumtimi i gazetarëve të IRL-së tregon se spitali privat i cili ka pranuar më së shumti pacientë gjatë pandemisë së kovid-19 dhe në të cilën mjekimi ka kushtuar dhjetëra mijëra euro, e ka zbatuar metodën e hemofiltrimit (pastrimit të gjakut) e cila praktikisht ka qenë studim klinik. Në kundërshtim me ligjin, studimet klinike nuk janë paraqitur dhe miratuar nga MALMED.

    Në publikimet shkencore të publikuara në bazë të studimeve klinike në “Zhan Mitrev”, shkruan edhe se një pjesë e madhe e pacientëve kanë marrë infeksione interhospitale gjatë kohës së mjekimit. Atë e konfirmojnë edhe një pjesë të familjarëve të pacientëve të vdekur në spital. Sipas Qendrës për Shëndet Publik – Shkup, Klinika “Zhan Mitrev” asnjëherë nuk ka paraqitur paraqitje të infeksioneve interhospitale, edhe pse sipas ligjit duhet t’i njoftojë organet shtetërore.

    Lajmi Paraprak

    Arben Kumbaro: Përveç artit, në Tetovë u njoha me tetovarët, po kaq shqiptarë sa ata të Tiranës e gjetiu

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë