“Edhe kur kujtesa”, poezi nga Ismail Kadare

    Edhe kur kujtesa

    Edhe kur kujtesa ime e lodhur
    Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës
    Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë,
    Une ty s’do të harroj.

    Do të kujtoj
    Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu,
    Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim
    Si një dëborë e pashkundshme.

    Ndarja erdhi
    Po iki larg teje…
    Asgjë e jashtëzakonshme,
    Veç ndonjë nate
    Gishtat e dikujt do të mpleksen në flokët e tu
    Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë…

    Lajmi Paraprak

    Shilegov: “Pallati i bardhë” i VMRO-DPMNE-së është përmendore e mafias urbane

    Lajmi i rradhës

    Pesë këshilla kur të dy prindërit punojnë

    Lajme tjera

    Swiss Tetova

    DITAR TETOVAR1 janar 2025 Kujtim Shabani Nga ora 18 nga një lagje në hyrje të qytetit vrullet një…
    Më tepër

    Imazhet flasin…

    Luan Rama E vështrova gjatë këtë fotografi, pasi imazhet flasin. Nganjëherë ato klithin, pasi mbartin shumë trisht e…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë