Pesë këshilla kur të dy prindërit punojnë

    Kur bëhesh prind, një nga gjërat më të vështira është menaxhimi i kohës mes shumë angazhimeve që keni. Kjo bëhet edhe më e vështirë kur të dy prindërit janë në punë. Zakonisht jemi mësuar me modelin e nënës që kujdeset për fëmijët e shtëpinë, kur fëmijët janë ende të vegjël dhe babai që punon jashtë shtëpisë e është më pak i përfshirë në rritjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve. Por ka ehde modele familjesh ku të dy prindërve u duhet të shkonë në punë aps lindjes dhe menaxhimi i detyrave bëhet me i vështirë.

    Pesë këshilla kur të dy prindërit punojnë, nga një baba

    Beni dhe Xhesika janë një çift i ri, të cilët kanë një blog personal ku japin këshilla për prindërit e rinj. Këtë herë, Beni vjen me pesë këshilla për prindërit që punojnë të dy.

    Nuk ka një sistem perfekt për rritjen e një fëmije kur të dy prindërit punojnë. Është e vështirë, por unë kam reflektuar sesi unë dhe ime shoqe Xhesika i bëjmë gjërat dhe kam katër këshilla që dua t’i ndaj me ju.

    1. Ndërroni rolet çdo natë. Të ushqesh bebin me biberon gjatë natës, si shtesë për qumështin e gjirit, e lejon nënën të pushojë gjatë natës. Unë dhe Xhesika ndoqëm këtë praktikë të ndërrimit të njëri-tjetrit për të ushqyer fëmijën dhe ka funksionuar më së miri për ne.2. Krijoni rutina – për ju, por veçanërisht për bebin. Shikoni, nëse fëmija juaj mësohet me modele që të dy prindërit i ndjekin, për ta do të jetë shumë e lehtë dhe e pranueshme të qëndrojnë me të dy prindërit, teksa ndërrojnë rolet gjatë natës. Kjo vlen edhe për gjyshërit e dadot.3. Ndërtoni një tabelë të detyrave javore. Unë dhe Xhesika i ndajmë punët tona javore në disa detyra të përditshme, në mënyrë që shtëpia të mos bëhet rrëmujë. Kushdo që nuk është duke mbajtur fëmijët, bën punët e tjera në një kohë të shkurtër. E thjeshtë dhe e menaxhueshme.4. Shmangni kryerjen e disa detyrave në të njëjtën kohë. Nëse doni të shumëfishoni stresin, përpiquni të dy të kryeni disa detyra, ndërkohë që jeni duke mbatjur edhe fëmijën. Unë dhe Xhesika e kuptuam shumë shpejt se pikërisht këto ishin edhe rastet kur ziheshim e debatonim më shumë. Tani, përpiqemi të vendosim prioritete. I bëjmë gjërat sipas rëndësisë që kanë dhe afateve kohore. Nëse dikush ka diçka shumë të rëndësishme për të bërë me urgjencë, tjetri mban fëmijët.5. Llogarisni t’ju ngelet edhe kohë për veten. Prindërimi është një sakrificë dhe koha për veten, duket se kalon në plan të fundit për nga rëndësia. Sidoqoftë, nëse ndiqni një strategji të duhur, mund të planifikoni momente për t’u shplodhur bashkë. Për ne, një shëtitje e shkurtër 15 minuta rreth lagjes, bën shumë ndryshim./Pernenat/
    Lajmi Paraprak

    “Edhe kur kujtesa”, poezi nga Ismail Kadare

    Lajmi i rradhës

    NATO: KFOR-i do të sigurojë zbatimin efektiv të marrëveshjes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë