Shilegov: “Pallati i bardhë” i VMRO-DPMNE-së është përmendore e mafias urbane

    Petre Shilegov i cili garon për kryetar në Qytetin e Shkupit së bashku me kryetarin Velimir Smilevski realizoi sonte disa takime me banorët e kësaj komune. Nën sloganin “Më e mira për komunën tonë” Shilegov tha se në Butel dhe në Shkup do të festojë fitoren që në rrethin e parë, përcjell Nistori.

    “Buteli sot është një nga komunat me më së shumti projekte të rëndësishme kapitale dhe për këtë më së shpejti zhvillohet. Në Butel gjatë mandatit të kaluar investuam shumë sepse 30 vite VMRO-DPMNE e harroi këtë komunë shumë të rëndësishme për zhvillimin e Shkupit tonë. VMRO-DPMNE-ja në kundërshtim me këtë që sot po ndodh e zhvilloi vetëm qendrën e Shkupit me projektin megaloman Shkupi 2014, ku në 1 kilometër metër katror investoi mbi 700 milionë euro në barok, përmendore dhe ndërtime të cilat tani po shkatërrohen”, tha Shilegovi.

    Sipas tij, VMRO-DPMNE-ja shpenzoi qindra milionë euro për muze të partive, sheshe të partive, kisha të partive, ndërsa “Pallati i bardhë” i partisë, theksoi, është përmendore e mafias urbane në Shkup. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Hedh gurin dhe e fsheh dorën”, fushata zgjedhore në RMV shndërrohet në makth politik nga incidentet e fundit

    Lajmi i rradhës

    “Edhe kur kujtesa”, poezi nga Ismail Kadare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë