E FTOHTË DHE E ASHPËR

    Poezi nga: Franz Kafka
    Përktheu: Iliaz Bobaj

    E ftohtë është dita sot dhe e ashpër.
    Retë të ngrira,
    erërat zvarritin të ftohtit.
    Të ngrirë edhe njerëzit.
    Hapat jehojnë si metal
    mbi pllakat e bakrit
    dhe retë vështrojnë
    liqene të bardhë.

    Në qytetin e vjetër janë ngritur,
    shtëpiza krishtlindjesh me drita
    dhe dritare shumëngjyrëshe që shohin,
    në sheshin e vogël me borë.
    Një burrë ecën heshtur,
    në sheshin me borë me dritë hëne
    dhe hijen e tij të madhe e fryn
    era mbi shtëpizat.

    Njerëz që kalojnë ura të errëta,
    shkojnë me nxitim në meshë,
    me dritat verbuese në duar.Në qiellin gri kalojnë re,
    mbi kishat,
    me kambanare gjysmë të errëta.
    Dikush, që mbështetet në mur,
    sheh ujin e natës, me duart e tij në gurët e lashtë.

    Lajmi Paraprak

    Si të zhvillojmë aftësitë e të shkruarit te fëmijët e moshës shkollore?

    Lajmi i rradhës

    Qetësia vjen kur pranon se nuk mund të kontrollosh gjithçka, vetëm reagimin tënd

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë