E vërteta e Dekretit të Sulltan Abdul Hamidi I (1725-1789) që ndalonte gjuhën shqipe

    “Njëra historiografi greke zbulon mitet historike, një tjetër herë pas here pranon zbulimet e të parës, por krijon të reja edhe sot”. (Vasilis Kremidhas)

    Faksimile nga shkrimi i Velopulos për dekretin e Sulltanit të cilat janë Fake News.

    Arben Llalla

    Nuk mund të quhet histori shkencore një filmi artistik, as emisionet dokumentarë që pasqyrojnë një gjysmë të vërtetë të përzier me një gjysmë gënjeshtre.

    Në emisionin Gjurmë Shqiptare, me titull: “Plani greko-osman për të zhdukjen e Shqipes” që e drejton gazetari Marin Mema, deklarojë se: “Sulltan Abdyl Hamiti i parë nxjerrë një dekret të posaçëm kundër gjuhës shqipe, por nuk mbaron këtu sepse interesant është një tjetër detaj. Teksa shqipja dënohet me shfarosje, gjuha dhe kultura greke meret në mbrojtje.[1]

    Këtë deklaratë të Marin Memës në emisionin e tij dhënë Top Channel në 25 Prill 2020, i cili nuk solli asnjë dëshmi shkencore e përforcojë në të njëjtin emision studiuesi Niko Kotherja i cila tha: “duhet pranuar ne atë kohë Dhaskal Todri zyrtarisht po shkelte ligjin, pra atë ligj që kishte miratuar Sulltani në vitin 1779”. Por që të dy këta nuk ofruan asnjë fakt, dëshmi për Dekretin e vitit 1779. Kështu, fjala e Memës dhe Kotherjes mori dhenë duke filluan në çdo emision TV, portale, gazeta të flitet shkurt – Ekziston Dekreti i Sulltanit i vitit 1779 që ndalohet gjuha shqipe dhe të mbrohet gjuha greke, por askush nuk solli një faksimil, një citim seriozë. Asnjë Akademik apo profesor i lëndës së Historisë nuk ka folur ende se ekziston Dekreti i vitit 1779 që ndalohet gjuha shqipe dhe mbrohet gjuha greke. Po kujt i shërbejnë deklarata të tilla jo serioze, jo shkencore në periudhën e një partneriteti strategjik të Turqisë dhe Shqipërisë? Ku presidenti Erdogan dhe kryeministri Rama kanë dëshmuar se janë të lidhur ngushtë dy vendet.

    Ne deklarojmë me përgjegjësinë e plotë si historian në bazë të dokumenteve shkencore se deri më sot nuk është zbuluar asnjë dekret i tillë. Nuk ka ekzistuar asnjë Dekret i Perandorisë Osmane i Sulltan Abdul Hamidi I (1725-1789), pasi mori një thes me flori nxori “Një ligj kundër gjuhës dhe kulturës shqipe. Ligji u lëshua nga sulltani i Perandorisë Osmane, më 31 Maj 1779, Abdul Hamid I (1725-1789). Në ligj përcaktohej saktë, marrja në mbrojtje nga ana e turqve, e kulturës dhe gjuhës greke dhe përkundër saj, lufta dhe shfarosja e gjuhës shqipe. Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën “Thessaloniki”, të vitit 1999. Dekretin e pasqyrojnë mediet greke më 1999-ën, bashkë dhe burimin e marrjes së floririt prej sulltanit Abdul Hamid I).[2] Kjo është një gënjeshtër. Shkrimi për Dekretin e ndalimit të gjuhës shqipe ka dal nga sigurimi i Greqisë në bashkëpunim me sigurimin e serb gjatë luftës së Kosovës më 1999.[3] Personi që ka botuar shkrimin sot është deputet i Kuvendit të Greqisë i grupit ekstremistë të djathtë i partisë Zgjidhja Greke, dhe quhet Qiriakos Velopulos. Historianët, gazetarët dhe studiuesit shqiptar ranë në kurthin e një shkrimi të botuar në një revistë greke, të përkthyer nga Arben Llalla dhe interpretuar si falsifikim, por që mediet shqiptare dhe historianët shqiptarë thonë gënjeshtrën greke dhe jo si është e vërteta. Përse asnjë historian apo studiues shqiptar nuk ka botuar kopje faksimilin e këtij Dekreti? Përse studiuesit shqiptar skanë bërë kërkime ku


    [1] Emisioni “Gjurmë Shqiptare”, Plani greko-osman për zhdukjen e shqipes, Top Channel, 25 Prill 2020

    [2] Revista, ΙΣΤΟΡΙΟ γωωσια, Θεσσαλονικη, Dhjetor 1999

    [3]www.ina-online.net/e-verteta-e-mitit-te-dekretet-te-sulltan-abdul-hamidi-i-1725-1789-qe-ndalonte-gjuhen-shqipe/

    gjendet ky dekret? Përse historiografia shqiptare deri në vitin 2000 nuk e dinte këtë Dekret të Sulltanit që ndalohej përdorimi i gjuhës shqipe? Përse Rilindasit tanë nga vëllezërit Frashëri asnjëherë nuk kanë shkruar se ekzistonte një Dekret që ndalonte gjuhën shqipe?

    Për kohën që flitet se ka dal ky Dekret i Perandorisë Osmane shqiptarët ishin shtylla e kësaj Perandorie duke përmendur Ali Pash Tepelenën, dinastinë Bushatllinjëve, në Pollog dinastin e Koxha Rexhep Pashën i cili kishte autonomi qeverisëse nga Prizreni, Tetova etj. Për të vazhduar më tej me Mehmet Ali Pash Kavallën e Egjiptit. E si Sulltani në atë periudhë do nxirrte një dekret kundër gjuhës shqipe ku shumë institucione ushtarake e qeveritare drejtoheshin nga arnautët?

    Pa folur që Janina si qendër e shqiptarëve dhe si kryeqytet i Shqipërisë së Poshtme e fitojë statusin gjatë periudhës osmane, duke spostuar Artën si qendër Despotiate.[1]

    Duhet të jemi të kujdesshëm kur japim deklarata në emër të historisë shkencore sepse kështu dëmtojmë vetveten, historinë tonë. Ftoj çdo historian dhe studiues të ofrojë të kundërtën e pretendimeve të mia, përndryshe mos ta zënë më në gojë gënjeshtrën e madhe se ka ekzistuar një Dekret Osman që ndalonte gjuhën shqipe.

    Kush e botoj shkrim dizinformues

    Shkrimi se gjoja ekziston një Dekret i Sulltan Abdyl Hamitit të Parë (1725-1789) u botua në fillim në 24 Gusht 1999 në gazetën Thessaloniki ( Θεσσαλονικη) dhe më tej në revistën greke mujore që botohet në Selanik në dhjetor 1999, (ΙΣΤΟΡΙΑ γνωσυα). Autori i këtij shkrimi ishte Qiriakos Velopulos një emër i njohur për ndjenjat e tij raciste. Në shkrimin e tij Velopulos sjellë shumë të dhëna të manipuluara dhe jo të vërteta. Shkrimin për Dekretin e Sulltanit të 1779 nuk e shoqëron me asnjë faksimil, por edhe fotografia se gjoja është Sulltan Abdyl Hamiti i Parë ka vendosur foton e Sulltan Abdyl Hamitit të dytë (1876-1909), pra një gabim i rëndë për një studiues apo historian që pretendon se thotë dhe mbron të vërtetën.

    Sipas autorit Velopulos teksti vjen nga arkivi i Hierodikonit të Veria-Naoussis 1598-1886 (I. Varevellis) botim i vitit 1954. Por Qiriakos Velopulos nuk na jep se në cilën faqe të këtij libri ndodhet kopja e këtij dekreti pretendues. E si mundet një doktor shkencash në histori dhe autor i dhjetëra librave historik dhe politik të mos na ofrojë citimin e plotë ku gjendet ky dekret, pra faqen e librit? Përse nuk ka ofruar për lexuesit faksimilen e Dekretit të Sulltanit të vitit 1779?

    Gjatë kërkimeve të mia duke ndjekur të dhënat që na jep Qiriakos Velopulos se ku gjendet ky Dekret nuk e gjeta pretendimet e tij në librin i Hierodikonit të Veria-Naoussis 1598-1886 (I. Varevellis) botim i vitit 1954.

    Mendimi im përfundimtar si historian por edhe duke e njohur nga afër që nga viti 1991 aktivitetin dhe personalitetin e politikanit dhe historianit grekë Qiriakos Velopulos them që kemi të bëjmë me një mashtrim, një kurth për studiuesit, gazetarët apo edhe historianët shqiptar duke ulëritur se ekziston Dekret i Sulltanit të vitit 1779 që ndalohet mësimi i gjuhës shqipe dhe mbrohet gjuha greke nga rebelët shqiptar. Megjithatë përsëri unë ju bëj thirrje studiuesve grekë, shqiptare edhe të tjerëve le të na ofrojnë një dokument për ekzistimin e Dekretit që ndalon mësimin e gjuhës shqipe. Autori i shkrimit dashakeqës me prapavija politike shpifëse Qiriakos Velopulos nuk është thjeshtë një emër gazetar apo historian ai që në moshë të re është përfshirë në jetën politike në Greqi fillimisht tek rinia e partisë PASOK, më tej kalojë në partinë ekstremiste të djathtë fetare


    [1] Arben P. Llalla, ARVANITËT-Themeluesit e Greqisë së Re, Shkup, 2021, fq.238

    ortodokse të Jorgo Xhaferit LAOS ku u zgjidh edhe deputet më 2007. Në vitin 2012 Velopulos braktisi LAOS për tju bashkangjitur partisë Demokracia e Re, ndërsa në vitin 2016 themelojë partinë e tij Zgjidhja Greke, një parti ekstremiste e djathtë që dëgjohet se financohet nga kisha ortodokse dhe bizneset ruse në Greqinë e Veriut – Selanik. Në vitin 2019 u zgjodh eurodeputet por dha dorëheqje pasi u zgjodh deputet i Kuvendit të Greqisë. Velopulos jeton në lagjen e të pasurve milionera të Selanikut Panorama.

    Ekzistenca e jetës shoqërore, profesionale dhe politike e kryetarit të partisë greke Zgjidhja Greke, Qiriakos Velopulos është ngritur mbi sëmundjen e urrejtjes psikologjike që ka ai ndaj fqinjëve të Greqisë si Turqisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë.

    Qiriakos Velopulës është një zë i racizmit ndaj atyre që nuk i përkasin besimit ortodoksë, ndaj atyre që mundohen të ndërtojnë paqe midis kombeve dhe besimeve fetare.

    Bibliografia

    Revista, “ΝΙΑΟΥΣΑ”, Ναουσα, Korrik-Dhjetor 1996

    Gezeta “Θεσσαλονικη”, 24 Gusht 1999

    Revista, “ΙΣΤΟΡΙΟ γωωσια”, Θεσσαλονικη, Dhjetor 1999.

    Emisioni, “Gjurmë Shqiptare”, Plani greko-osman për zhdukjen e shqipes, Top Channel, 25 Prill 2020

    www.telegrami.mk/arben-llalla-e-verteta-e-mitit-te-dekretet-te-sulltan-abdul-hamidi-i-1725-1789-qe-ndalonte-gjuhen-shqipe/

    www.ina-online.net/e-verteta-e-mitit-te-dekretet-te-sulltan-abdul-hamidi-i-1725-1789-qe-ndalonte-gjuhen-shqipe/

    www.freeinquery.gr

    Arben P. Llalla, ARVANITËT-Themeluesit e Greqisë së Re, Shkup, 2021, botim i dytë

    Lajmi Paraprak

    Rritet numri i punësimit të mësuesve, por numri i nxënësve shënon rënie

    Lajmi i rradhës

    Flet Ibraim Bajrami – avokati mbrojtës i vajzës së dyshuar për vrasjen e 16-vjeçarit në Tetovë (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë