“Face off” është emisioni më i ri satirik që do të transmetohet çdo javë në ora 21:00 në kanalin e emisionit në Youtube. Hasim Memishi – Sopi, protagonisti i emisionit për Nistori thotë se emisioni do të jetë risi për hapësirat tona shqiptare, ku do të ketë ngjyra të ndryshme të humorit.
Me një skenografi mbresëlënëse, batuta të jashtëzakonshme nga aktori Lind Denjalli dhe influenceri Enis Ajrullai që do të servojnë për publikun me mjaft mjeshtri. Ky format i emisionit do të jetë më ndryshe nga ai që jemi mësuar të shikojmë deri më tani, thekson Sopi.
“Face off” do të ketë pesë rubrika, hyrjen, lajmet, fotot e javës, anketa me qytetarë dhe moti si asnjëherë më parë.
Emisioni përveç Youtube-s do të transmetohet live në Facebook, çdo të diel në ora 21:00. Përndryshe, ky projekt mbështetet nga Ambasada e Amerikës në Maqedoninë e Veriut. /Nistori/