Mënyrat më të shëndetshme dhe të shijshme për të gatuar vezët në mëngjes

    Vezët janë ushqimi që nuk mungon kurrë në vaktin më të rëndësishëm të ditës, mëngjesin.

    Ngrënia e vezëve çdo ditë mund të duket e mërzitshme, por me mënyrat e ndryshme të gatimit, vezët nuk zhgënjejnë kurrë as në vlera e as në shije.

    Vezë plotësisht të ziera

    Vezët plotësisht të ziera janë ideale për një mëngjes të shpejtë por të pasur me proteina.

    Ato mund t’i zieni që të dielën, t’i mbani në frigorifer dhe t’i keni gati për konsum gjatë javës.

    Vezë pjesërisht të ziera

    Në këtë rast, e verdha e vezës është pak e qullët dhe e butë.

    Ajo kombinohet shumë mirë me bukën e thekur e të lyer me pak gjalpë.

    Vezë të rrahura

    Vezët e rrahura janë shumë praktike dhe të thjeshta për t’u gatuar.

    Mjafton të zgjidhni një tigan që nuk ngjit dhe të përfitoni një pjatë kremoze dhe të shijshme.

    Vezë të rrahura në mikrovalë

    Vezët mund t’i gatuani edhe në mikrovalë për vetëm 90 sekonda.

    Rezultati është një pjatë shumë më kremoze dhe të butë.

    Omletë në filxhan

    Omleta në filxhan mund të gatuhet shumë lehtë në mikrovalë.

    Rrihini vezët, shtoni pak qumësht, barishte e erëza dhe në pak minuta do të keni një omletë speciale.

    Vezë sy

    Vezës sy nuk i thua dot kurrë ‘jo’.

    Skuqja perfekte arrihet në pak minuta ndërkohë që e verdha mbetet e lëngshme dhe plot vlera.

    Duhet që të zgjidhni një tigan që nuk ngjit dhe pakëz gjalpë.

    Vezë poshe

    E verdha e vezës poshe është e butë dhe e lëngshme por jo e shkëputur nga e bardha kremoze.

    Veza poshe është pak tekanjoze dhe do mjeshtëri të caktuar në gatim, por me pak praktikë mund t’ia dilni mbanë.

    Vezën poshe mund ta gatuani edhe në mikrovalë.

    Vezë të pjekura

    Vezët mund t’i piqni edhe në furrë duke përdorur tasë të vegjël gatimi dhe duke i spërkatur me kripë, piper, erëza e barishte.

    Omleta

    Omleta mund të gatuhet në një tigan që nuk ngjit në pak minuta.

    Omleta perfekte duhet të marrë një ngjyrë të artë në sipërfaqe dhe të jetë e butë dhe kremoze në pjesën e brendshme.

    Ajo mund të kombinohet me perime ose djathë.

    Fritata

    Fritata ka të bëjë me një gatim ku veza përdoret për të lidhur një sërë ushqimesh të tjera që mbizotërojnë në recetë siç mund të jenë perimet, mishi apo djathi.

    Në këtë rast, omleta është më e trashë dhe më e dendur në përbërës./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    “Face off”, së shpejti emisioni më i ri satirik nga Sopi (Video)

    Lajmi i rradhës

    Ndryshimi midis humbjes së peshës dhe humbjes së yndyrës, cila është më e rëndësishme?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë