“Falmë”

    Robert Shvarc

    Oh, falmë, falmë pse kërkoj
    prej teje unë dashurinë
    e dhembshurisht pse të qortoj
    në çastet-vrer, kur shpesh harroj
    se ty ta vranë rininë…

    Ësht’ malli im gjithë pikëllim
    që djeg e bren aq pushtetplot,
    e kur s’e gjen atë flijim
    që e njeh aq fort në shpirtin tim,
    i mbeten veçse lot!

    Ësht’ zemra ime q’u mësua
    çdo rrahje t’sajën ta durojë,
    që kurrë s’i tha njeri “Të dua!”,
    që u ndez përherë dhe u shua…
    Pse di të dashurojë.

    E pra, më fal, e dashur ti,
    tani t’kuptoj unë ty më mirë:
    çdo çast dhe unë po ndiej mërzi
    e shpesh s’kam mall, s’kam dashuri,
    s’kam gaz, s’kam më dëshirë!

    Oh, falmë, falmë mikja ime,
    s’do t’i lëndojmë ne kurrsesi
    k’to plagë që s’duan ngushëllime,
    që duan t’mbeten veç jetime
    ashtu si unë, ashtu si ti…

    Që don të mbetet si jetime,
    … krenare pa njeri!

    Lajmi Paraprak

    Antony Blinken takim me Edi Ramën në Uashington

    Lajmi i rradhës

    Cilat janë planet e Rusisë dhe Kinës për një rend të ri botëror

    Lajme tjera

    “Varfëria”

    Naim Frashëri “Varfëria” Ju, të pasur, kur rriniRreth zjarrit me gëzime,Qeshni, hani e pini,Xbaviti me dëfrime,Kërceni e këndoniDhe…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë