Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Tiff Oda” në Tetovë, pavarësisht rrethanave, gjegjësisht pandemisë Covid-19, edhe këtë vit ka arritur të organizojë edicionin e 10-të të festivalit. Prej nesër në ora 20:30 deri me datë 3 shtator në Qendrën për kulturë në Tetovë do të mund të ndiqen filmat që janë të prodhuar në rajonin e Ballkanit, ku do të shfaqen gjithsej pesë premiera, me regjisor të kalibrit europian dhe atij kombëtar. Festivali për herë të parë do të hapet me filmin e regjisorit tetovar, Arben Thaçi “I treturi”, njofton Nistori.
Në këtë edicion do të marrin pjesë gjithsej 40 filma të shkurtër, të ndara në 13 filma fiktiv, 8 dokumentar të ahkurtër, 7 filma të animuar të shkurtër dhe 12 filma studentor.
Berat Aasni, drejtori i Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit “Tiff Oda”, para mediumeve shpalosi programën dhe mënyrën se si do të funksionojë festivali këtë vit dhe shtoi se me përzgjedhjen e filmave, janë munduar t’i përshtaten çdo komuniteti etnik, grup moshe apo kategorie tjetër të njerëzve.
Hapja e festivalit do të bëhet nesër (e shtunë, 28.08.2021) dhe do të zgjasë deri më 3 shtator. Nga TIFF ODA u bë thirrje që artdashësit t’i respektojnë protokollet kundër virusit Covid-19. /Nistori/