Filmi ‘’Galaktika e Andromedës’’ i More Raçës vazhdon rrugëtimin në festivalin TIFF ODA

    Gazetare | Aleina Arsllani

    Sonte në ora 20:00, në pallatin e kulturës në Tetovë do të shfaqet filmi i metrazhit të gjatë ‘’Galaktika e Andromedës’’ nga regjisorja e Kosovës, More Raça. Filmi në tërësi flet për lidhjen baba-vajzë. Por njëashtu portrerizon edhe probleme dhe tematika të tjera si: tranzicioni i një shteti, problemet social-ekonomike, etj, njofton Nistori.


    Kosova e 2019-ës ishte e zhytur në korrupsion, mungesë të vendeve të punës, gjë e cila nuk e bënte aspak të lehtë që Shpëtimi të gjej një punë. E gjithë gjendja e tij rëndohet edhe më shumë kur jetimorja ia kthen vajzën e tij që të jetojë me të. Nga pamundësia që të rregullonte gjendjen në Kosovë, Shpëtimi shkon me vajzën e tij bashkë në Gjermani, për të kërkuar një jetë më të mirë.
    Në film luajnë aktorët: Aurita Agushi, Sunaj Raça, Don Raça, Elda Jashari dhe merr pjesë një ekip profesionistësh që kanë bashkëpunuar rreth filmit.

    “Galaktika e Andromedës” është dëshmuar nëpërmjet pjesëmarrjeve në Festivalin e Filmit në Sarajevë, Kajro dhe tanimë edhe në Francë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Besart Ibraimi i jep lamtumirën e fundit KF Shkëndijës

    Lajmi i rradhës

    Athina i kërkon Shkupit zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë