Sulmuesi i KF Shkëndija dhe njëherit golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit në RMV, Besart Ibraimi i ka dhënë lamtumirën klubit nga Tetova për të mos e bërë të ditur se ku do të vazhdojë karriera e tij, njofton Nistori.
Ai nëpërmjet profilit të tij në Facebook ka shkruar se çdoherë ka dhënë gjithçka nga vetja dhe se të gjithë që do të pasojnë të tejkalojnë arritjet e tij te Shkëndija dhe të bashkëfutbollistëve tjerë.
“I lumtur pa masë që në emrin tim dhe si futbollist i Shkëndijës mbeten të shkruara disa rekorde në nivel shtetëror, si golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit vendor dhe si fitues i katërfishtë i çmimit “Golashënuesi më i mirë i vitit”. Falemenderim deri te të gjithë për mbështetjen brenda këtyre viteve, mirënjohje e pafund për mbështetësit e Shkëndijës në krye me “Ballistët” që më dhuruan momente të paharruara. Me këtë rast dua të përcjell konsideratat më të sinqerta deri te gjithë ata me të cilët bashkëpunova në Shkëndijë gjatë këtyre viteve, bashkojtarë, trajnerë, ekip mjekësorë, ekonomat, administratë, kryesi e kryetarë”, shkruan Ibraimi ndër të tjera.
Klubi ku ai luante ka fituar kampionatin e futbollit katër herë në vend, kështu duke u bërë edhe si golashënuesi më i mirë edhe i klubit. /Nistori/