Filmi “I Treturi” me skenar dhe regji nga Arben Thaçi, do të shfaqet në programin zyrtar të TIFF – Tiranë në kategorinë e filmave shqiptar ku do të garojë me 11 filma tjerë shqiptarë. Tirana International Film Festival këtë vit do të mbahet prej 24-30 shtator me prezencë fizike dhe online, njofton Nistori.
Përndryshë TIFF – Tiranë është festivali i parë shqiptar që ka fituar etiketimin OSCAR® qualifying në kategorinë e filmave të shkurtër. Gjithashtu në kategorinë konkurruese në programin kryesor mes shtatë filmave do të shfaqen edhe dy filma kosovar “Zgjoi” e Blerta Bashollit dhe “Në kërkim të Venerës” nga Norika Sefa.
Përndryshe, filmi “I Treturi” pati parapremierë në kinemanë Cineplex në Shkup në qershor të këtij viti, poashtu më 26 Gusht u shfaq në kategorinë “special screening” në Prifilm Fest në Prishtinë, ndërsa më 28 Gusht bëri hapjen solemne të Festivalit TIFF ODA në Tetovë. /Nistori/